Nëse do të më kërkohej që grafikisht ta ilustroja raportin e shqiptarit të Kosovës me Serbinë, në 100 vitet e fundit, atëherë asgjë nuk mund të krahasohet me fotografinë ku shihet portieri serb Vanja (Milinkoviq-Saviq) duke e ngulfatur Grant Xhakën përtej vijës së autit (out).
Sigurisht që në Internet ka fotografi dhe pamje më të tmerrshme, masakra dhe krime të kryera nga policia dhe ushtria serbe, mirëpo Graniti i mbështetur për panelin e reklamave, i rrethuar nga shtatë-tetë lojtarë serbë, i mbërthyer për fyti nga portieri shtatgjatë serb, vë në spikamë tragjikisht bukur ndjenjën e superioritetit që serbët kanë ndaj shqiptarëve.
Portieri Vanja nuk dukej i hidhëruar e as i tensionuar. Nuk ishte sulm nën afekt e as përleshje. Vanja, me aq çfarë ka dëgjuar nga prindërit dhe nga rrethi afër tij, ashtu i sheh shqiptarët. Fytyra e tij e ka të veshur një buzëqeshje përçmuese, që shumë prej nesh, e kemi parë nga afër. Jo veç që e kemi parë, por edhe e kemi ndier.
Ngërdheshja, britma, përçmimi dhe tallja me ne kanë qenë forma klasike e komunikimit të pakicës serbe ndaj shumicës shqiptare përgjatë gjithë shekullit të kaluar, posaçërisht gjatë viteve të 90-a.
Aq afër e kemi pasur turirin e tyre sa mund ta nuhasje duhmën e rakisë. Pastaj, sikur kjo të mos u mjaftonte, ata dy a tre a katër policë që ishin në postbllok, duke e parë frikën në fytyrën tonë, vazhdonin të talleshin me njëri tjetrin. ‘Vidi vidi majmuna (nuk e di a është gramitikisht në rregull)’, thoshin, që në shqip i binte ‘këqyre, këqyre majmunin’.
Sipas kulturës serbe, të prindërve të Vanjes, të të afërmeve të tij, ne edhe në kuptimin evolutiv të fjalës kemi qenë majmunë, sepse, sipas botëkuptimeve të tyre, procesi i evolucionit është kryer me vonesë te shqiptarët-nëse është kryer.
Me fjalë të tjera kemi qenë qenie inferiore. Të pasofistikuara. Ashtu edhe na kanë quajtur, njerëz me bisht.
Prandaj, në foton e Vanjes me Xhakën e sheh një pjesë të madhe të historisë së shqiptarit të Kosovës me serbin.
Aty e sheh Vulinin, Vuçiqin dhe Daçiqin. E sheh Sllobodan Millosheviqin.
Edi Rama nuk e kupton këtë pjesë.
Edi Rama kur flet për Ballkanin, për raportet në mes të shqiptarëve dhe serbëve, është sikur një elefant kur futet në një dhomë të qelqtë.
Mire keshtu..... Rama,ne, ata, ato nuk e dime seç është SHKIA, por filloni të rikorfirmoni importet nga SERBIA. 420 Mio deri ne Tetor. Me keto Euro SERBIA blen Topa dhe Tanqe...... Na keni marre ekskluzivitetin e patriotit...
Përgjigju