Në një kohë kur Shqipëria numëron 5 viktima nga koronavirus, më shumë se 120 persona të prekur dhe kur harta e qyteteve të vendit ku ka raste me Covid-19 është zgjeruar, njerëzit po ndërgjegjesohen gjithnjë e më shumë se “lufta" ndaj virusit vdekjeprurës është gjithnjë e më e vështirë.
Thirrjes “Qëndro në shtëpi" i janë bashkuar personazhe të njohur ose jo të vendit, artistë, botues, balerinë e tenorë.
Sot kjo thirrje vjen edhe nga botuesja Arlinda Dudaj, tenori Denis Skura etj.
Pedagogu Erlis Çela ka dhënë gjithashtu një mesazh për studentët, të cilët në kushtet e karantinimit kanë ndërprërë tashmë prej 2 javësh mësimin në fakultete.
Me anë te një video mesazhi, Çela thotë se tashmë është momenti që studentët të bëjnë gjërat që mungesa e kohës i ka kufizuar ti bëjnë.
Në një kohë kur gjithë vëmendje është përqëndruar te raportimi i shifrave të fundit të të prekurve dhe viktimave nga koronavirus, Arseld Hidri, një vogëlush shqiptar sjell nga Italia një poezi- mesazh për sprovën e radhës që po kalon njerëzimi, përballjen me Covid-19.
Kantautori i njohur Naser Berisha bën apel nga studioja e tij në Gjermani përmes këngës “A më kujton” për të gjithë bashkudhëtarët e tij, që të qëndrojnë në shtëpi.
Aktori i njohur Artan Imami bën apel nga shtëpia e tij ku gjendet i vetizoluar që të qëndroni në shtëpi. Sipas tij, të gjithë ndihemi të rebeluar për shkak të kufizimeve, por nëse nuk do të qëndroni në shtëpi, në spital s’do të kemi njerëz tek koka
Aktori i humorit Bes Kallaku na ka shoqëruar gjatë këtyre ditëve me copëza humori edhe gjatë karantinës.
Në ditën e 13 të vetëizolimit, aktori ka sjellë një bisedë disi të cuditshme me anë të një video gazmore:
"Mendova se po flisja me Dj Vikin," kur në fakt po 'fliste' me një ananas.
Piktorja edhe dizajnuesja Anila Hetoja bën apel që të duam më shumë familjet tona, duke qëndruar në shtëpi. Sipas saj, ditë më të mira do të vijnë, vetëm nëse tregohemi të kujdesshëm.
Primabalerina e TKOB-së Adela Muçollari rrëfen se si i kalon këto ditë në shtëpi. Muçollari çdo ditë bën receta të reja edhe ushtrohet çdo ditë në balet nga dy orë në ditë
Aktorët e Teatrit “Andon Zako Çajupi” interpretojnë poezinë “Thirri njeri” të Hans Nosak. Artistët, nga aktori 93-vjeçar Koço Qëndro tek artistët e rinj të teatrit, përmes vargjeve të poezisë bëjnë apel të fortë, përmes “zërit” të të afërmve nga bota e përtejme.
Këngëtari Devis Xherahu ka publikuar një video selfie nga shtëpia e tij, ku ndodhet tashmë i karantinuar.
Ai këndon këngën "Parandjenja", një bashkëpunim i suksesshëm me Eranda Libohovën.
"Përshëndetje nga karantina, mungon vetëm mikja ime Eranda Libohova", shkruan këngëtari.
Ashtu sikurse është bërë tashme zakon, ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro përzgjedh tituj librash për fëmijë dhe jo vetëm, dhe i lexon ato.
Këtë herë Kumbaro sjell "Historia pa mbarim" të autorit Michael Ende
Kafeneve dhe në rrjetet sociale! Ky është mendimi që në ditë të zakonshme mund të keni për të rinjtë shqiptarë.
Megjithatë, ndaj masës së marrë nga autoritetet për të qëndruar në shtëpi në mënyrë që të prekëmi masivisht nga koronavirus, duket se të rinjtë janë më të bindurit.
Koshtandin Feshti, një 17 vjecar nga Tirana na vërteton se të rinjtë po e shfrytëzojnë maksimalisht qëndrimin në shtëpi. Rutina e tij e përditshme përfshin mësimin online, ushtrimet fizike, pianon, librat, filmat etj.
Tenori lirik Denis Skura në një video mesazh është shprehur se qëndrimi në shtëpi është e vetmja gjë që mund të bëjmë për të mbrojtur të dashurit tanë dhe veten nga virusi korona.
Ai shpreson që kjo situatë të mbarojë sa më shpejt, për të ardhur më pas me projekte artistike pranë artdashësve.
Për botuesen Arlinda Dudaj periudhën e karantinimit në shtëpi duhet ta shfrytëzoni për reflektim dhe leximin e librave.
I pari që ajo rekomandon është “Ferri" i Dan Broën ndërsa i dyti “E gjitha jetë" e Fabio Volo dhe tregon i përshtaten kaq mirë situatës këto dy libra.
Primabalerina e TOB, Adela Muçollari, nga shtëpia, ka thënë se qëndrimi i izoluar ështe ndihma më e madhe që mund t'i bëjmë mjekëve në keto kohë, kur lufta me koronavirus po bëhet gjithnjë e më e vështirë.
Për të, është koha të kompensojmë kohën e humbur me familjen për bisedat e gjata dhe rikthimin e kujtimeve.