Pamjet tepër të rënda të shuplakave të infermieres në Pejë, të qeshurat e të tjerave ndërsa e moshuara mbrohej, është ana tjetër e medaljes sonë. Ne, shqiptarët, populli aq mikpritës, aq zemërgjërë, ndodh që të fshehim këtë pjesë të shëmtuar, të cilën duhet ta shërojmë.
Mund të rendisim pa fund vetitë tona të mira, të rralla, veti e vlera të zhdukura në shumë vende të tjera, por shërbimin ndaj të brishtëve, ndaj atyre që nuk ja kemi frikën, ndaj atyre që nuk ua kemi nevojën, duhet të gjejmë forcën ta ndryshojmë, ta përmirësojmë, duke përbuzur, izoluar përfituesit dhe abuzuesit mes nesh.
Mos thoni se ato pamje arrogance, tallje, përbuzje, dhune nuk i shohim shpesh, kudo! Mos thoni se infermjerja e Pejës, me buzë, vetulla e sy të mirëpikturuara nuk është identik e njëjta infermiere që shumë shqiptarë e shohin kudo. Ndryshon vetëm emri, ndryshon qyteti, ndryshon mosha, por sjellja e saj, jo.
Pikëllimi është i thellë nga gjithkush anembanë për këtë ngjarje, indinjata është e madhe, por tamam mes nesh fshihen të tjerë abuzues që vazhdojnë të ushtrojnë dhunë e përfitime vetëm sepse telekamera nuk ka hedhur dritë mbi punën e tyre.
Për shembull: A janë përfituese e abuzuese si personel nëpër spitalet tona, qoftë për të rritur, qoftë në ato të pediatrisë, që nuk iu shërbejnë fëmijëve apo të moshuarve nëse nuk paguhen nën dorë? A nuk është e tmerrshme që në spitale të reja, në reparte moderne, pastruese dhe infermiere (gra dhe vajza) të lenë higjenën në një gjendje katastrofike vetëm e vetëm se presin të marrin 500 apo 1000 lekësh nën dorë. Familjarët duhet të luten që të kenë shërbimin më elementar për të sëmurët e tyre, ndërsa pakkush shihet të jetë plot mirësjellje, disponibilitet, shërbim e përkushtim. Dhe kush guxon të jetë ndryshe, vihet në rresht nga “mafiozët e mirësjelljes” që e kanë marrë situatën në dorë.
Çfarë do të shihnim të gjithë nëse kamerat filmonin nëpër reparte shëndetësore, nëpër shtëpi fëmijësh, nëpër qëndra të moshuarisht, nëpër burgje?
Ngjarja e Pejës është ana e shëmtuar e medaljes, ajo që na bën armiqtë më të mëdhenj të njëri-tjetrit dhe nga ky armik gërryes duhet të shpëtojmë.
Shuplake qe ju dha lirise dhen ndergjegjes qeveritare e kombetare.Kjo na terheq verejtjen,Ku j emi?!Kah po shkojme?! dhe deri kur kshtu?!!
PërgjigjuEshte gjithmone kenaqsi te lexosh shkrimet e Alba Malltezi.
PërgjigjuVendosni kamera kudo ku ka sherbim publik
Përgjigju