Gjiko dhe Elita Rudi

VIP & Spektakël

“Ajo tha po”, pas dy vitesh lidhje, Gjiko i ulet në gjunjë Elita Rudit (Foto)

29 Qershor 2018, 17:40| Përditesimi: 29 Qershor 2018, 17:56

  • Share

Reperi Asdren Gjikolli i njohur ndryshe si Gjiko, është prej më shumë se dy vitesh në lidhje me moderatoren e njohur, Elita Rudi. Së fundmi kjo lidhje do të kurorëzohet në martesë.

Lajmin e mirë e ka bërë të ditur vetë reperi me anë të një postimi në rrjetet sociale. Gjiko shfaqet i ulur në gjunjë përpara të dashurës  së tij duke e propozuar për martesë. “Ajo tha po,”- shkruan ai krahas fotos.

Dyshja është shfaqur gjithmonë pranë njëri-tjetrit, në pushime të shumta, në festime të ndryshme dhe në dalje publike. Por tashmë Gjikon dhe Elitën do t’i shohim në altar, dhe drejt krijimit të një familjeje.

1/4
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?