Seanca në Apelin e Posaçëm për ankimimin e Ajola Xoxës ndaj sekuestrove të llogarive të saj bankare, u shty për ditën e nesërme (13 mars). Shkak u bë kërkesa e avokatit të saj, Dritan Jahaj, i cili kërkoi kohë të njihet me aktet shtesë që prokurori i SPAK Ols Dado paraqiti në seancën e 10 marsit.
Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, është duke u hetuar nën masën detyrim paraqitje, dhe akuzohet nga SPAK se ka marrë përfitime të paligjshme nga fondet e Bashkisë apo kompani kontraktore, që dyshohet se u pastruan nëpërmjet një rrjeti OJF-sh.
Ajola Xoxa ka sqaruar publikisht se OJF-të, pra jo shoqëri tregtare, nuk kanë përfituar asnjë fond nga bashkia dhe se çdo pagesë është deklaruar në ILDKPI.
Komente
