Gruaja e kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa dhe violinisti Tedi Papavrami

VIP & Spektakël

Ajola Xoxa shfaqet krah artistit Tedi Papavrami: Mos e humbni këtë mjeshtër të violinës klasike (Foto)

5 Nëntor 2018, 17:16| Përditesimi: 5 Nëntor 2018, 17:23

  • Share

Gruaja e kryebashkiakut Veliaj është një dashamirëse e kulturës dhe muzikës klasike dhe këtë gjë e ka shfaqur shumë herë në postimet e saj në rrjetet sociale. Së fundmi Ajola Xoxa ka publikuar një foto krah violinistit Tedi Papavrami, gjatë koncertit të këtij të fundit.

Xoxa e cilëson Papavramon si mikun e saj të ngushtë dhe u sugjeron të gjithë ndjekësve të saj në rrjetet sociale që të mos i humbin koncertet e tij.

Foto e publikuar nga Ajola Xoxa 

“E patë koncertin e violinistit aq të madh (dhe mikut tim te ngushtë) Tedi Papavrami? Mos e humbni herën tjetër këtë mjeshtër të violinës klasike,”- shkruan Ajola krahas fotos.

Së fundmi gruaja e kryebashkiakut Veliaj është bërë nënë e një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Kajan.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?