Foto ilustruese

Vendimi për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanalogjike, ASA padit qeverinë: Të shfuqizohet, nuk ka pasur konsultim me ne

22 Qershor 2023, 15:56| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 16:04

  • Share

Akademia e Studimeve Albanologjike ka paditur në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, vendimin e Këshillit të Ministrja për shkrirjen e ASA.

 Në kërkesë padinë dërguar Gjykatës thuhet se ASA pretendon se ky vendim është në mungesë totale të konsultimit me institucionin. Ata gjithashtu pretendojnë se ky vendim është antiligjor.

Akademia e Studimeve Albanologjike njofton, se dje, e mërkurë, 21 qershor 2023 u depozitua në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë – Tiranë, kërkesë-padia për hapjen e procesit gjyqësor ndaj Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Objekt i kësaj kërkesë-padie është shfuqizimi i vendimit nr. 338, datë 31.5.2023 të Këshillit të Ministrave “Për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e instituteve kryesore të saj” dhe marrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur pezullimin e zbatimit të aktit deri në përfundim të procesit. Më 12 qershor 2023, Senati Akademik i Akademisë së Studimeve Albanologjike vendosi ndjekjen e procesit ligjor kundër aktit të paprecedent për mbylljen e veprimtarisë të një prej institucioneve më të rëndësishme të albanologjisë, arsimit të lartë dhe kulturës shqiptare. Ky vendim është marrë në kundërshtim të procedurave ligjore dhe nënligjore të parashikuara nga vetë Këshilli i Ministrave dhe nga ana tjetër, në mungesë totale të konsultimit paraprak me institucionin. Si veprime që bien në kundërshtim me ligjin, kërkohet shfuqizimi i tyre.

Kërkesë-padia mban firmën e kryetarit të Senatit, njëherësh rektor i ASA-s, prof.dr. Luan Përzhita.”- thuhet në kërkesë.

Këshilli i Ministrave, ka vendosur shkrirjen e institutit të Akademisë së Studimeve Albanalogjike dhe transferimin e saj te Akademia e Shkencave. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se një vendim i tillë ishte i domosdoshëm për rritjen e nivelit të kërkimit shkencor, duke theksuar se ASA si institucion nuk ishte i akredituar ndërsa prej 8 vitesh nuk kishte regjistruar asnjë student dhe se kishte shkelje të rënda ligjore. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?