Ekonomi

Ministrja e Bujqësisë: Shtojmë pikat e grumbullit për prodhimet t’i shesim me çmim të lartë! Braçe: Mbroni fermerin me bursë për bujqësinë, çmimet në dorë të grumbulluesve

9 Nëntor 2021, 10:00| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 14:22

  • Share

Ish-Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka përdorur me tone të ashpra në Komisionin e Ekonomisë, pasi sipas tij, me paketën fiskale të 2022 bujqit jo vetëm nuk ndihmohen por rëndohen më shumë. Braçe ka kërkuar ngritjen e Bursës së produkteve bujqësore pasi sipas tij grumbulluesit përcaktojnë çmimet.

“Për shkak të politikës fiskale një pjesë e sektorëve të ekonomisë është zhytur, është në llum, në evazion fiskal”, tha Braçe.

Deputeti socialist Erion Braçe u tregua i ashpër ndaj paketës fiskale të vitit 2022 që sipas tij rëndon barrën e fermerëve, dhe përsërit gabimet e bëra në 16 vite në këtë sektor.

“3 vite nga sot i kemi thënë këtu ministrit të financave mos se po e dëmton, mos se po bën dëm, ja ku jemi tre vite më pas e provuar nga A tek ZH, sidomos në blegtori. Është momenti të mblidhemi, të ulemi që ti japim fshatit atë që takon.”, pohon Braçe.

Në komisionin e ekonomisë ish-zëvendëskryeministri tha se cmimet i vendosin abuzivisht vetë grumbulluesit të cilët janë kthyer edhe në prodhues

Nevoja në këtë rast është bursa e mallrave bujqësore dhe blegtorale, dhe padiskutim që një bursë i nxjerrë produktet bujqësore nga varësia e grumbulluesit.”, tha Braçe.

Fermerët dhe bujqit nuk ishin të vetmit që u përmendën nga Braçe, pasi ky i fundit ka kërkuar të auditohen kontratat e qirasë për tokat.

“Janë disa kontrata që dhënies së tokës me qira që kanë përfunduar në duar të këqija, madje po vriten për ato kontrata. Ka mundësi që ju të auditoni sa më parë këto kontrata dhe të prishni kontratat ku rezultojnë persona të papërshtatshëm sepse janë banditë.”, shprehet deputeti i PS.

Ndërkohë ministrja e Bujqësisë Frida Krifca prezantoi objektivat e buxhetit për vitin e ardhshëm për këtë sektor.

“7.1 miliardë lekë është pjesë e programit të zhvillimit rural, 3.2 miliardë lekë është mbështetje e drejtpërdrejtë për fermerët.. 250 pika grumbullimi në të gjithë vendin,”, tha Krifca.

Ministrja e Bujqësisë u përqendrua edhe tek debati ironizues sa i takon Akademisë së Barinjëve, që është marrë shembull nga vendet e huaja si opsion për të ruajtur traditën për këtë zanat. Po ashtu ministrja tha se do të vendosen panele diellore edhe nëpër stane që të lehtësohet puna e bujkut.

Ora 13:16
Fabrikat nuk taksohen për qumështin pluhur, Ministrja e Bujqësisë: Vetëm për ata që i evidentojnë në etiketa përdorimin e saj

Ministrja e Bujqësisë, Krifca është përgjigjet për taksën e qumështit pluhur dhe nenin e përcaktuar për përjashtimin e saj. Ministrja tha se nuk do të ketë akcizë për kompanitë që e importojnë qumështin pluhur dhe e evidentojnë këtë në etiketë  dhe për të shmangur abuzimet do të ketë kontrolle dhe analiza të produkteve. Ndërsa ata që nuk e kanë të shkruar në etiketë qumështin pluhur do të mbetet akciza 100 lekë për kg e qumështit pluhur

“Ka një akcizë e propozuar nga ministria e financave për akcizën e qumështit pluhur, AKU i kërkon kompanive që në etiketat e tyre të evidentojnë nëse në produktet e tyre ka më shumë se 2% prodhim qumësht pluhur dhe nëse nuk kryhet ne do të bëjmë kontrolle dhe analizimin e produkteve. Nuk ka përjashtim në dijeninë time. Për ata që nuk e evidentojnë në etiketë ka një akcizë. Nëse kompanitë që e importojnë qumështin pluhur dhe e evidentojnë në etiketë nuk do të ketë akcizë”, tha Krifca.

Pak ditë më parë qeveria është tërhequr dhe ka ndryshuar propozimin për taksën 100 lekë për kg e qumështit pluhur. Qeveria ka përjashtuar nga kjo taksë fabrikat e prodhimit me etiketë të miratuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe ky vendim erdhi me arsyetimin se kjo nuk ndihmon fermerët, por ndikon në të gjithë industrinë agropërpunuese që prodhon produkte që kanë  si lëndë e parë, qumështin pluhur.

Ora 11:32
Braçe-Ministres së Bujqësisë: Banditët kanë marrë kontratat e tokave bujqësore, prishini!Mos prisni SPAK sa t’u sekuestrojë pronat atyre

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe në Komisionin e Ekonomisë ngritit shqetësimin e kontratave të dhënies me qira të tokave bujqësore. Sipas tij, personat që kanë marrë këto toka janë banditë, ndaj i kërkoi ministres së Bujqësisë që të rishikohen dhe prishen, pasi nuk po shfrytëzohen ashtu siç duhet.

Deputeti socialist u shpreh se nuk duhet të pritet derisa SAPK te sekuestrojë pronat e këtyre personave, por duhet vepruar tani në mënyrë që tokat t’i kthehen shteti ose komunitetit.

 “Janë disa kontrata që dhënies së tokës me qira që kanë përfunduar në duar të këqija, madje po vriten për ato kontrata. Sot që flasim janë djerrë. Mundet që dikush të ketë investuar ca para por bujqësi nuk po bën me to. Ka mundësi që ju të auditoni sa më parë këto kontrata dhe të prishni kontratat ku rezultojnë persona të papërshtatshëm sepse janë banditë. Mos presim që SPAK të verë sekuestrimin e pronave të tyre. Nga poshtë në Delvinë Përmet dhe më lart. Pra të bëhet një auditim i vlefshmërisë së këtyre kontratave në raport me detyrimet kontraktuale që kanë pasur për të ushtruar veprimtari bujqësore deri tek rakordimet me institucionet ligjzbatuese derisa të marrë mbrapsht shteti atë që i takon, para se institucionet e tjera ligjzbatuese të marrin masat e tyre. Nuk e di e sata ministre jemi që ua them. Askush nuk bën asgjë për këtë. Ndërkohë në zonat si puna e Fierit edhe vriten për këtë. Do jetë mirë që sa më parë të bëhet auditimi ligjor, auditimi i kontratave dhe të kthejmë pas tek shteti atë sipërfaqe toke që është e fundme që mund të përdoret fare mirë nga të tjerë njerëz, për të bërë bujqësi dhe për të siguruara të ardhura”, u shpreh Braçe.

Ora 11:22
Braçe kritika Ahmetaj: I thash kur ishte ministër Financash se taksimi i paqëndrueshëm do dëmtonte bujqësinë, sot u vërtetuan nga A te Zh-ja

Erion Braçe ka vlerësuar rritjen e buxhetit për bujqësinë në 2022 por ka shtuar se politikat fiskale të paqëndrueshme po dëmtojnë dhe fundosin bujqësisë dhe fermerët. Ai madje ka pasur kritika edhe për ish ministrin e Financave Arben Ahmetaj, ku i kishte thënë se taksimi i paqëndrushëm do të sillte dëme në bujqësi, dhe sot janë vërtetuar të gjitha.

“Shumë mirë që buxheti i bujqësisë rritet, dhe mbështetja për bujqit rritet, shumë mirë që rritet buxheti i drejtorive të ministrisë rritet për të përmirësuar cilësinë e shërbimit, shumë mirë që mbështesin ujitjen dhe kullimin. Tani, dua të rendis disa problematika që mund të jenë pjesë e punës. Ne jemi në krye të mandatit kemi kaluar 8 vite qeverisja, ajo që më bën përshtypje është që politikat që lidhen me bujqësinë janë të paqëndrueshme dhe kjo për mua është shumë problem. Një politikë fiskale e paqëndrueshme, në një fabrikë që ka çati krijon probleme jo më në një sektor që varet nga kushtet atmosferike, i gjithë mundi dhe të ardhurat e fermerëve varet nga kushtet atmosferike. Ti shtosh edhe një tjetër hall nga politika fiskale është shumë, kudo mundet të mbaj struktura por tek bujqësia nuk mban sepse puna është e vështirë. Ju e dini shumë mirë punën e tyre. Qëndrueshmëria e skemave të mbështetjes, të paktën ta dij bujku që këto katër vite politika e mbështetjes do të jetë nëpërmjet skemave të ndryshme. Kjo politika që dy vite e subvencionon për litër dhe dy vite për kokë bagëti asnjë nuk ndihmon. Ai do të dijë sa do e mbështes qeveria dhe se sa para i duhen për të rritur tufën dhe për të garantuar të ardhura plus për familjen. Çfarë vlere ka nëse ajo ekonomi nuk rritet. Politikat e taksimit janë të paqëndrushme, dhe nuk e ndihmojnë prodhimin bujqësor, agropërpunimin. Nëse qeveritë kanë bërë shumë mirë që kanë mbështetur fabrikat e përpunimi, pikat e grumbullimit, në krahun tjetër taksimi nuk e ka ndihmuar dhe ka krijuar probleme të mëdha për prodhimin bujqësor. Ishte qeveria e mëparshme e kishte 0% me 20%, e bën 6 me 20%, erdhëm ne dhe e bëm 20 me 20% skemën e fermerëve dhe pastaj 6 me 20% dhe tani do e bëjmë 0 me 20, kjo trajektore e paqëndrushme në më pak se 16 vjet nuk e ka ndihmuar fare bujkun. Do e dëmtojë akoma më shumë këtë vit. 3 vite nga sot i kemi thënë këtu ministrit të financave mos se po e dëmton, mos se po bën dëm, ja ku jemi tre vite më pas e provuar nga A tek ZH, sidomos në blegtori. Është momenti të mblidhemi, të ulemi që ti japim fshatit atë që takon. A mjaftojnë ato para po pse vetëm për bujqësinë thuhet prit, se na duhen edhe për një sektor tjetër. Në tremujorin e dytë bujqësia është i vetmi sektor që nuk pati rritje. Mendojmë ne ta ndihmojmë këtë gjë ta stimulojmë si sektorët e tjerë, po nëse nuk e stimulojmë të mos bëjmë dëm. Për shkak të politikës fiskale një pjesë e sektorëve të ekonomisë është zhytur, është në llum, në evazion fiskal. Ata që vijnë këtu ato pronarët e fabrikave që vijnë këtu janë në hall vërtet ata, nuk e shtyjnë dot më, duke gënjyer me faturat, me TVSH-në, çfarë duam më shumë? Duam ta rëndojmë më shumë atë situatë, nuk mban më. Po shikoja që duan të mbyllin të gjitha pikat e grumbullimit. Po bujqve çdo u bëjmë?? Shoh njërin aty në pamje që ka marrë 1 milionë euro, për çfarë më del ai në televizor mua, për ça del e thotë do e mbyll nesër, kë do të mbylli po prodhimi që është në sera ça do ndodhi. Prandaj duhet të ulemi dhe të përcaktojmë politikat në mbështetje dhe taksim, që të mbështesim prodhimin, formalizimin dhe eksportin që kjo ekonomi të jetë e ligjshme dhe e pastër.

Ora 11:05
Braçe denoncon: Pikat e grumbullimit ulin çmimin e produkteve të fermerëve, pasi kanë krijuar sera vetë! Të ngrihet bursa e mallrave bujqësore

Erion Braçe nga Komisioni i Ekonomisë ka sulmuar pikat e grumbullimit të prodhimit të fermerëve duke thënë se janë atë që vendosin çmimin në varësi se si ngrihen në mëngjes. Braçe tha se ata kanë krijuar sera vetë dhe pasi shesin produktet e tyre nuk u intereson më prodhimi i fermerëve më të vegjël duke ulur çmimet e tyre.

“Kemi një problem shumë të madh me çmimet, i kemi vënë bujqit në varësi të grumbulluesit. Çmimet sot janë çmimet me të cilat zgjohen në mëngjes pronarët e pikave të grumbullimit, duke qenë se ata kanë filluar të hyjnë në prodhim me sera vetë, dhe pasi shesin prodhimet e tyre nuk pyesin më se ca ndodh me fermerët e vegjël. Nuk mundet që ata të ndikojnë çmimet e tyre. Kjo duhet të prishet. Fermeri duhet ta dije që në fillim e çfarë çmimi duhet të ketë dhe bursa duhet të shtyjë përpara kontratat mes blerësit dhe prodhuesit”, tha Braçe.

Braçe tha se shteti ka përgjegjësi për çmimet dhe dominancën e grumbulluesve, ndaj kërkoi të ngrihet bursa e mallrave bujqësore dhe blegtorale.

“Kemi përgjegjësi ne sepse kemi lejuar që të krijohet njaq shoqatë me 10 prej tyre që përcaktojnë çmimet. Ka një udhëzim të ministrisë së bujqësisë që ju ka dhënë ekskluzivitet, ka kufizuar tregun dhe ata imponojnë çmimet. Hall nuk është tatimi por kontrolli që i bëjnë grumbulluesit tregut që vendosin çmimet. Nëse nuk e shembim këtë varësi kostoja e punës në bujqësi do të vazhdojë të rritet. Nevoja në këtë rast është bursa e mallrave bujqësore dhe blegtorale, dhe padiskutim që një bursë i nxjerrë produktet bujqësore nga varësia e grumbulluesit. Do merremi ne ndonjëherë me këtë për të ndihmuar bujkun”, tha Braçe.

Ora 10:34
Mbështetja e fermerëve, ministrja: Rrisim pikat e grumbullit për prodhimet, t’i shesim kur çmimi është i lartë! Prodhimet vendase të mbushin dyqanet tona

Programi  i zhvillimit rural është pjesë e buxhetit 2022 për Bujqësinë, ku në fokus ka mbështetjen e fermerëve dhe rritjen e prodhimit vendas. Ky prodhim vendas për ministren duhet të qëndrojë edhe brenda vendit tonë duke rritur prodhimin përmes zgjerimit të sipërfaqeve të serave dhe kjo gjë do të mbështetet nga qeveria. Ajo tha se eksportet janë rritur pasi produkti shqiptar është cilësor dhe del në treg kur produktet e tjera nuk kanë dalë ende. Kjo tha ministrja na jep mundësinë të përcaktojmë çmimet. Për këtë tha Krifca do të shtojmë pikat e grumbullimit  dhe të ruajmë produktet dhe t’i shesim kur çmimi është tepër i lartë.

“Programi i zhvillimit rural ka një rritje prej 42 % vetëm ky program ku përfshihet edhe mbështetja që shkon direkt për fermerët në skemën e naftës  3.2 mld lekë që na ka sjellë edhe një ndikim pozitiv në formalizmin e fermerëve dhe pjesa tjetër është mbështetje direkte për fermerët në dhënien e fidanit dhe të ulin edhe koston e prodhimit për fermerët. Do të ketë mbështesje për agro-përpunuesit për të rritur vlerën e produkteve vendase që në dyqanet tona të marrin produktet tona dhe të mos e çojmë vlerën e produkteve të eksportuara jashtë vendit tonë. Të mos çojmë vlerën e produkteve tona jashtë vendit. Vetëm në 9 mujorin e fundit kemi rritje të eksporteve me 16.9 % dhe kjo tregon se bujqësia ka qenë në vëmendje, fermerët kanë prodhuar dhe synojmë që këtë ta mbajmë brenda vendit tonë. Mbështetja për to do të jepet në zgjerimin e sipërfaqeve të serave dhe të marrim vlerën e tyre brenda vendit tonë. Të ikim nga bujqësia primitive dhe të shkojmë drejt një bujqësie që shkon drejt  një rendimenti më të lartë.  Ne kemi një trashëgimi me toka të copëtuara por të  mundohemi t’i shfrytëzojmë ato në maksimum çdo cm për një rendiment më të lartë për bujqësinë. Ne nuk kemi probleme me produktin shqiptar është i kërkuar është cilësor, ne dalim në tregje kur produktet e tjera nuk kanë dalë ende. Dalim 30-40 ditë më parë se tregjet e tjera dhe kemi mundësi të përcaktojmë çmimet. Ne duhet të investojmë në shtimin e pikave të grumbullimit për të mbledhur produktet. 250 pika grumbullimi në të gjithë vendin, vetëm duan shtuar përmasat dhe të ruajmë produktet që ti shesim kur çmimi është tepër i lartë”, tha Krifca.

Ora 10:01
Akademia e barinjve, ministrja: Panele diellore në stane, do mbështesim bujqit me infrastrukturën e nevojshme për t’iu lehtësuar jetën

Krijimi i një akademie për barinjtë ka ngjallur jo pak zhurmë mediatike por edhe tek qytetarët lidhur me funksionin e qartë të saj. Për këtë arsye Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka sqaruar se kjo akademi është marrë shembull nga vendet e botës që e aplikojnë si Zvicra apo Spanja dhe se kjo bëhet për të ruajtur traditën në këtë zanat duke afruar sa më shumë të rinjtë.

Ministrja tha se do të krijohet infrastruktura e nevojshme mbështetëse për ta, qoftë edhe me panele diellore ne stane.

“Fjala akademi nuk e kemi shpikur por e kemi parë në disa vende të botës si Zvicra, Anglia, Spanja dhe po krijojmë një qasje drejt zgjidhjes së migrimit të njerëzve nga profesioni i bujkut, blektorit duke i adresuar për të dhënë mbështetje për të ato që t’i përqafojnë këto profesione. Të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme apo edhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e tyre dhe të mbështesim sa më shumë këto profesionistë në fushën e vete. Në këtë mënyrë do të ruajmë edhe traditën në fusha të tilla”, tha Krifca.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bela: 09/11/2021 14:23

    Ti moj moter e ke vulosur me budallallet e djeshme. Nuk ja ke haberin as fshatit as bujqesise. Nuk ka nevoje per akademi barinjte po per minimalen, rruge s’kane akoma, nuk ka shkolla fshati, nuk kane kujdes shendetesor si te rroje atje dhe te shkollohet ne akademi bariu? Nuk fladim vetem per fermat e blegtoreve deputete qe talleni me parate e shtetit ju. Te isha si ti i fusja nje xhiro me ate kostumin e kuq se per kete pune aha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?