Akademia e Pushtetit Vendor/ Haxhimali për Report TV: Mekanizma të tillë s’pritet të jenë eficentë, spostojnë rolin e shoqatave të tjera

17 Korrik, 14:04| Përditesimi: 17 Korrik, 14:46

  • Share

Eksperti i pushtetit vendor, Agron Haxhimali u shpreh kritik në lidhje me krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor, e cila ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të qeverisjes vendore. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri“, ai tha se nuk është i nevojshëm dhe se modele të tilla nuk janë aplikuar as nga vende të tjera. 

“Nuk e ka asnjë vend rajoni, dhe në Evropë. Një model të tillë e gjejmë në Rumani pa eficencë të madhe. Nuk ka qëllimin që ministri do të emërojë drejtorë. Drejtorët, administratorët emërohen sipas legjislacionit dhe ai që i emëron është kryetari i bashkisë.”, u shpreh Haxhimali. 

Sipas tij, krijimi i një institucioni i tillë nuk do të sillte më shumë eficencë apo profesionalizëm. Kjo sepse, sipas Haxhimalit, mekanizma të tillë, spostojnë rolin e shoqatave të tjera dhe i lë në hije. Ai thotë se mund të “përdoren institucione të shtetit me eksperiencë dhe profil të lartë, ku trajnimi është i certifikuar”. 

“Kryetarët e këshillit bashkiak dhe administrata janë të organizuar nga shoqata të bashkive. Kemi një shoqatë kombëtare që po punon mirë, kemi edhe një shoqatë të të zgjedhurve vendorë, që përfshin të opozitës, për të cilën bashkarisht mund të jenë aktorë më të fuqishëm dhe rolin e trajtimit të të zgjedhurve lokalë e morin këto shoqata. Dua të them se ka disa elementë të tjerë që bashkitë paguajnë kuotë te shoqata e bashkive, pse duhet të paguajnë edhe për të marrë trajnime që do të kanalizohen me detyrim te kjo agjenci, kur ata janë të lira të zgjedhin vetë kush do t’i trajnojnë. Kjo akademi duket sikur është e centralizuar.

Ka edhe ngarkesë buxhetore, bashkitë do të paguajnë kuotë te shoqata e tyre, dhe te kjo tjetra. Nuk është normale, le të ketë platforma dhe alternativa të ndryshme. Ka një agjenci të Vetëqeverisjes vendore që vitet e fundit ka pasur performancë të mirë. Kjo agjensi pranë ministrisë së pushtetit vendor mund ta bënte këtë rol pa krijuar këto mekanizma. Nuk mendoj se do të garantojë profesionalizëm dhe meritokraci në cilësinë e trajnimeve. Sot kemi një agjenci të mirë që departamenti i administratës publike, shumë profesional, i asistuar nga organizata ndërkombëtare, partnerë të BE dhe kam thënë se rasti më i mirë që edhe administrata publike dhe lokale duhet të ishin të integruara dhe të trajtoheshin nga e njëjta qendër. Mund t’i trajnonte të dyja. Nëse ecet kështu, akademi qendrore apo lokale, s’kemi pse kemi këtë larmi. Jemi vend i vogël administrata duhet të vijë duke u zvogëluar, aksesi në epokën dixhitale i jep akses cilido të gjejë kanale trajnimi dhe s’ka nevojë të shpenzojë sot disa milionë euro. Të tilla mekanizma nuk ka pritshmëri që të jenë eficentë. Spostojnë shumë rolin e shoqatave të të zgjedhurve vendorë, e  fusin në hije.”, shtoi ai. 

Duke u ndalur te aksioni për lirimin e hapësirave publike, ai tha se është i vonuar. 

“E nevojshme të pastrohen dhe të rregullohen. Qytetarët s’kanë pse vuajnë nga mungesa e trotuaret dhe hapësirave publike për interesa të ngushtë biznesmenë. “, u shpreh ai.

Xh.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sefer Daja: 17/07/2025 16:17

    O Gon, mos u lodh kot me kto!!! Kto i bojn ligjet dhe aksionet sipas ondrrave dhe tekave të sulltanit të Surrelit!!! Pasi e shndritën me Akademin e Barinjve, do shkëlqejn me Akademin e "Barinjve" të pushtetit vendor!!! Ishalla i ecën njësoj! Po në të dyja rastet, ata që mbaronin këto Akademi, DELE do ruajn! Ndryshimi ësht se akademikët e barinjve do kujdesen për dele me 4 këmb, akademikët e pushtetit do kujdesen për dele me 2 këmb!!! E ,fatkeqsisht, ne jemi kthyer në shoqëri DELE, ku fatin ton e vendos çoban- Rama!!! E ai na drejto o drejt greminës, o drejt thertores!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?