Akademia e Shkencave, 4 rekomandime për përballimin e situatës COVID, Sulçebe: Të frenohet përdorimi masiv i antibiotikëve e kortizonit (VIDEO)

3 Dhjetor 2020, 10:07| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 10:38

  • Share

Ekipi i Akademisë së Shkencave që ndjek situatën e pandemisë në vend bëri publik 4 rekomandimet për të menaxhuar atë. Akademiku dhe mjeku imunolog, Genc Sulçebe renditi 4 rekomandimet dhe konkluzionet e studimit të akademisë ku së pari kërkohet testim masiv në komunitet dhe gjurmim të kontakteve të personave të infektuar.

 “Së pari të shtohen në komunitet aktivitetet sa më të gjera testuese në mënyrë që të kapen jo vetëm personat të cilët kanë shenja klinike po të gjurmohen edhe kontaktet në mënyrë që të kapen dhe asimptomatikët. Pra të bëhet në disa rrathë koncentrike gjurmimi i kontakteve”, u shpreh ai. 

Grupi i punës gjithashtu arriti në konkluzion se Covid-19, kërkohet të funksionojë në tre nivelet e sistemit shëndetësor, prej mjekut të familjes, shërbimi ambulator dhe trajtimi në reparte të veçanta pacientëve në gjendje më të rënduar. Vecohet se duhet frenuar përdorimi masiv i antibiotikëve.

 “U trajtua dhe problemi sesi duhet të ndiqet sëmundja e Covid-19 në nivelet e ndryshme të kujdesit shëndetësor. Pra si niveli parësor, dytësor por edhe terciar. Dhe u nënvizua rëndësia që mjekët e bazës, mjekët e familjes të jenë sa më të përfshirë në këtë proces”, tha Sulçebe

Një pikë tjetër e konkluzionit në diskutimit e Forumit janë masat në popullatë për parandalimin dhe kufizimin e përhapjes së infeksionit. Nga ku duhet të merren masa që kufizojnë në maksimum grumbullimet e personave si dhe merren masa të rrepta për të siguruar mbajtjen e detyruar të maskave në mjedise të mbyllur dhe të jashtëm publikë.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/12/2020 03:48

    /ZEN/,ke te drejte pjeserisht,vertet keto I dine dhe gomaret,por jo shqipot,qe jo qe s'mbajne maska,por dhe kur I mbajne ka plot qe ia kalojne per nga mencuria dhe gomereve,perderisa besojne se virusi preferon gojen ne vend te hundes,apo,mendojne se futet nga qimet e mjekres dhe prandaj ruhen duke e mbajtur masken ne mjeker etj.

    Përgjigju
  • I mbylluri: 03/12/2020 11:51

    Une nuk e kutoj nje gje qe thon ,mbani masken ne ambjente te hapura e te mbyllura,ambjente te mbyllura jane kafenet e resorantet qe perpara keni thene qe nuk mbahet maske,kafenet jane burim i perhapjes se covidit njerezit nuk po shkojne me varros te afermit e tyre ju leni lokalet hapur te pakten me iu shkurtu orarin e hapjes.

    Përgjigju
  • Zen: 03/12/2020 10:43

    E ça n’a thane keta akademiket qe nuk e dime ne ? Te gjitha keto i di dhe gomari tani. S ke nevoje per akademine. Po le te veshin perparset e bardha dhe te fillojne testimet se nga kafja e akademise te gjithe japin mend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?