Gjate mbledhjes se Asamblese ne ASH

Akademia e Shkencave bën llogaritë, 212,547 milionë lekë për 2023-shin. Historia e Shqiptarëve në proces redaktimi! Brenda vitit gati Fjalori i Gjuhës Shqipe

23 Shkurt, 21:45| Përditesimi: 23 Shkurt, 21:51

  • Share

Akademia e Shkencave ka bërë publik gjatë ditës së sotme (23 shkurt) në mbledhjen e Asamblesë buxhetin për vitin 2022-2023. Buxheti fillestar për vitin 2023 ishte 189 milionë lekë, ndërsa me shtesat që iu bënë më pas për efekt financiar të rritjeve të pagave (15 900 000 lekë për akademikët, plus 7 64700 lekë për administratën) shuma u shtua me 23 547 000 lekë
Ndërkaq buxheti në total 212 547 000 lekë u shpërnda si më poshtë:

  • Pagat: 98 547 000 lekë
  • Botime: 12 000 000 lekë
  • Veprimtari: 19 300 000 lekë
  • Projekte: 17 100 000 lekë
  • Projekte në Albanologji: 55 000 000 lekë
  • Plus transferta dhe investime përkatësisht 600 000 dhe 10 000 000 lekë 

Kujtojmë se Akademia e Shkencave vijon punën për tri projektet e mëdha të Albanologjisë: Historia e shqiptarëve, Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe dhe Enciklopedia Shqiptare.  Siç u bë sot me dije Historia e Shqiptarëve (vëllimi i parë) është në proces redaktimi, ndërsa brenda këtij viti do të jetë gati në formatin virtual Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe.


"U ndërmorën rreth 30 projekte shkencore e studime, krahas tre projekteve madhore në Albanologji, te cilat u shtrinë në fusha të ndryshme, kryesisht në atë të nanoshkencës dhe bioteknologjisë, në arkeologji, për studime në botën arbëreshe, në energjetikë, duke shërbyer si mjet nxitës për krijimin e fuqizimin e grupeve kërkimore, me synim aplikimin në projekte madhore ndërkombëtare. Deri me tani janë realizuar 14 projekte e janë në proces 17 projekte të mbështetura nga ASHSH ose nga AKKSHI" -tha kreu i Akademisë së Shkencave, akademiku Skënder Gjinushi. 
 


Lajmi kryesor:

Akademia e Shkencave bën bilancin e 2023, prezanton projektet e këtij viti: Premton të forcojë rolin e saj në arsim, kërkon më shumë vëmendje nga politika


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?