Pas vendimit të Qeverisë për “Ngritjen dhe organizimin e njësive të Përhershme të kërkim-studimit në Albanologji pranë Akademisë së Shkencave”, kjo e fundit bëri hapin e radhës që 4 Institutet dhe 2 Qendrat Kërkimore t’i përshtateshin rregullave “të shtëpisë” së re të imponuar, përmes një Statuti të Ri që ka miratuar.
Në heshtje dhe pa informuar publikun, ndryshimet në Statut, Ansambleja e Akademisë së Shkencave i bëri pavarësisht kontestimeve që pati pas diskutimit online pak ditë më parë nga studiues e drejtues të Albanologjisë.
Më shqetësuese në ndryshimet e nenit 47, në 12 faqe që preknin drejtpërdrejtë organikën e Albanologjisë, siç argumentuan, ishte fakti se ky kapitull i Statutit ( edhe në emërtime dhe kategorizime) bazohej në draft ligjin “Për Shkencën” që ende nuk ka kaluar në Qeveri.
Si zgjidhet drejtori i Instituteteve?
-Referuar dokumentit, përmes një trupe zgjedhore që do të përbëhet nga:
1.Punonjësit kërkimorë-shkencorë
2.Anëtarët e komisionit të përhershëm përkatës
-Kandidati i zgjedhur do të emërohet nga Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Si do të zgjidhet drejtori i qendrave?
- Bazuar në dokument drejtuesi, i propozuar nga bordi shkencor i qendrës do të zgjidhet nga Kryesia e Akademisë së Shkencave.
- Kur Qendrat kanë të njëjtin Këshill Shkencor me një tjetër Institut apo Qendër, zgjedhja bëhet njësoj si për drejtuesit e Instituteteve.
Në fund të dokumentetit sqarohet si “dispozitë kalimtare” se:
-Zgjedhjet e drejtuesve të Instituteve dhe Qendrave bazuar në këtë Statut, mbahen në fund të këtij viti.
-Anëtarët e zgjedhur të Këshillave Shkencorë do të vazhdojnë të jenë në këtë funksion.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)