Shamku dhe Gjinushi

Akademia e Shkencave përjashtoi Shamkun nga konferenca e drejtshkrimit? Këshilli organizativ i Prishtinës e përgënjeshtron: Shpifje

19 Nëntor 2022, 15:14| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 21:01

  • Share

Këshilli organizativ i konferencës i Prishtinës ‘Shqipja standarde sot’ ka përgënjeshtruar sot lajmin se Akademia e Shkencave i ka dërguar ultimatum Akademisë së Shkencave të Kosovës për përjashtim nga konferenca e drejtshkrimit Ledi Shamkun. 

Studiuesja Ledi Shamku, jo vetëm pohoi këtë, por paralajmëroi kreun e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushin se nuk do të cenojë kurrë një bashkëpunim të Prishtinës dhe Tiranës.

Por, pas këtij lajmi, Këshilli organizativ i konferencës në fjalë e ka përgënjeshtruar një version të tillë duke thënë se nuk ka asnjë shkresë konkrete drejtuar Prishtinës për të kërkuar përjashtimin e saj nga konferenca e drejtshkrimit.

Konferenca e mbajtur më 17 nëntor në Prishtinë sipas Këshillit organizativ u shpreh se këto pretendime jaë të mbështetura në argumente të pavërtete.

“Këshilli njofton opinionin se për asnjërin nga kandidatët që do të paraqiteshin me punime në konferencë, nuk ka pasur asnjëherë ndërhyrje nga Akademia e Kosovës apo nga Akademia e Shqipërisë në punën e Këshillit. Pra, nuk ka pasur shkresë ndërhyrëse drejtuar organizatorëve, siç pretendohet.

Pak ditë më parë studiuesja Ledi Shamku ka hedhur akuza për Akademinë e Shkencave dhe Kryesinë e saj se është ndërhyrë për përjashtimin e saj si pjesëmarrëse në konferencën "Shqipja standarde sot që u mbajt në Prishtinë nga dy akademitë.  Këshilli organizativ i konferencës "Shqipja standarde sot" përgënjeshtron shpifjet e studiueses Ledi Shamku për ndërhyrje nga Akademia e Shqipërisë për përjashtimin e saj nga kjo konferencë. Përgënjeshtrimi në faqen zyrtare të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si më poshtë: 

Nëpër rrjete sociale kemi vërejtur, me shqetësim, diskutime që aludonin për tendenca përjashtimi të ndonjë studiuesi nga Konferenca shkencore ‘Shqipja standarde sot’, mbajtur më 17 nëntor në Prishtinë, organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në shënim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit.
Si Këshill Organizativ njoftojmë opinionin se, ndërsa, si gjithmonë, ka pasur rrahje mendimesh brenda Këshillit Organizues për parimet e përgjithshme të kritereve të pranimit të kandidatëve, që do të paraqiteshin me punime në konferencë, nuk ka pasur asnjëherë ndërhyrje nga Akademia e Kosovës apo nga Akademia e Shqipërisë në punën e Këshillit. Pra, nuk ka pasur shkresë ndërhyrëse drejtuar organizatorëve, siç pretendohet.
Si Këshill Organizativ kemi punuar shumë për mbarëvajtjen e konferencës dhe kujtojmë se kemi arritur të organizojmë një konferencë shumë të suksesshme, me rezultate të rëndësishme për shqipen standarde sot. Prandaj, konsiderojmë se është për keqardhje që një tubim i tillë të vihet në hije të një diskutimi të këtillë të parëndësishëm, ta pandershëm dhe, për më tepër, të mbështetur në pohime të pavërteta.

Këshilli Organizativ i Konferencës,
Më 19 nëntor 2022"- thuhet në njoftim.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaqo: 19/11/2022 18:38

    Qenka me karakter te ulet kjo!!! Nese nuk je ftuar, cfare kerkon o Shamk-o? Mbase nuk ke vlera per nivel akademikesh, pavarsisht se shkruan e boton.

    Përgjigju
    • shkenca dhe jeta: 21/11/2022 22:21

      po ore, ka ministrja e Arsimit dhe Kryeministi dhe kryetari i Akademise per Albanalogjine e gjuhen shqipje njohje, pse duhe te pyesin kete ata, dhe pse duhe ta ftojne. Ke e drejte ti

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?