Akademia e Sigurisë

Akademia e Sigurisë do të jetë Universitet! Merr akreditimin për 5 vitet e ardhshme

27 Shkurt 2023, 22:22| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 22:24

  • Share

TIRANË- Akademia e Sigurisë ka marrë akreditimin institucional si Institucion i Arsimit të Lartë, pa tani më do të quhet Universitet. Lajmi është bërë me dije nga vetë Rektori i Akademisë së Sigurisë, Ilirjan Mandro. Një gjë e tillë ndodh për herë të parë që nga krijimi i këtij institucioni dhe do të jetë i vlefshëm për 5(pesë) vite akademike deri më 2028. Sipas Mandro, ky është një vlerësim për punën e stafit.

“Rektori i AS Prof. Ilirjan Mandro, ka kënaqësinë të ndajë një lajm të gëzuar dhe me shumë rëndësi për  Akademinë e Sigurisë.

Për herë të parë AS, mori akreditimin institucional si Institucion i Arsimit të Lartë, me kohëzgjatje prej 5(pesë) vite akademike deri më 2028.

Vlerësim stafit të angazhuar që prej muajit qershor-dhjetor 2022, mundi të bëj gati materialet voluminoze prej 6000 faqesh shqip-anglisht, bazë mbi të cilën u bë vlerësimi i institucionit”, thuhet në njoftimin e bërë publike nga Akademia e Sigurisë.

Me VKM nr. 185 datë 25.2.2015, u krijua Akademia e Sigurisë, përgjegjëse edhe për edukimin dhe trajnimin e punonjësve të strukturave të sigurisë në Shqipëri. Akademia e Sigurisë përmban aktualisht Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, Kolegjin e Lartë Policor, Qendrën Kërkimore Shkencore dhe disa njësi të tjera bazë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?