Zbatimi i reformës në Akademinë e Shkencave zë fill në janar të vitit 2020. Për këtë në Akademinë e Shkencave u bënë pashkë sot akademikë edhe profesorë për të diskutuar për prioritetet që duhet të kenë. Kryetari i Akademisë Skënder Gjinushi gjatë shpalosjes së këtyre prioriteteve ndali tek krijimi i tre njësive, asaj nanoteknologjike, bioteknologjike dhe gjenetike, edhe e inteligjencës artificiale. Njësi këto që pas dy vjetësh do të marrin formën e instituteve të përhershme
“Prioritetet kryesore janë ato që ngrihen në nenin 4 të ligjit të akademisë. E para, është ngritja e disa qendrave të kërkim-studimit pranë ASH-së me ambicien që të studiojnë gjendjen në nanoteknologji, bioteknologji edhe inteligjenca artificiale, që në Shqipëri janë në faza embrionale. Me këto qendra kërkojmë që të shkojmë drejt qendrave studimore të kërkimit në to”.
Ndërsa, thekson se tërmeti që ra në vendin tonë bëri që opinioni publik kthejë kokën edhe nga shkenca, duke kuptuar kështu që shkenca nuk bëhet kot. Prandaj, ata kanë menduar që të ngrenë një grup punë që do të drejtohet nga sizmologu i njohur Shyqyri Aliaj
“Instituti i Gjeoshkencës ndodhet pranë universitete, Akademia është zhveshur nga të gjitha llojet e instituteve, ne nuk jemi nisur që të zëvendësojmë, por konstatohet që meqenëse ka studime të reja ato nuk janë bërë detyruese për t’u marrë parasysh në projektimin e ndërtesës. Një pjesë e mirë e konstruktorëve i kanë respektuar, por Evropa kërkon që të zbatohen ato që quhen eurokode, që të jenë të qëndrueshme ndaj tërmetit. Kjo do të jetë nën drejtimin e Shyqyri Aliajt, i cili do të këshillohen nga inxhinierët edhe në janar do të mblidhemi për të përcaktuar më tej hapat. I kemi kërkuar edhe qeverisë që të na jap rolin e koordinatorit në këtë punë, se çfarë do të bëjë fakulteti, akademia. Që të mos ketë zvarritje. Ne punojmë me hartën e ’80-s ndërkohë që studimi i ri është i vitit 2004 edhe ka koncepte të reja”, tha Gjinushi, teksa shton se nuk bëhet thjesht një hartë sizmologjike, por ka edhe tregues të tjerë.
“Ka dy qëllime një të tregojë hapat që duhet të ndërmarrin institucionet shqiptare për t’u bërë detyruar në nivele ndërkombëtare, edhe për të treguar se ku është niveli i kërkimit fizik, si pasojë e reformës së dështuar të vitit 2008. Opinioni edhe sajë tërmetit e kuptuan se shkenca nuk bëhet kot”, vijon akademiku.
Për realizimin e këtyre prioriteteve Gjinushi shprehet se nuk kërkohet buxhet i madh.
“Këto janë para,që s’janë shuma të mëdha, sepse për një lekë djeg jorganin. Pwrpos që hedh një lek sot edhe nesër fiton miliona. Është një investim që nxjerr 20 mijë herë veten për të ardhmen. Nuk është një investim i madh, që me 2 mln euro të ringresh shkencën në një nivel të krahasueshëm me rajonin”.
Në fund të takimit u zhvillua edhe votimi për zgjedhjen e sekretarit shkencor të Akademisë, kandidatura e vetme ishte ajo e profesor Shaban Sinanit, i cili nga 33 vota mori 28.
JO
PërgjigjuAkoma me shokun Skënder Gjinushi...75 vjet PPSH!
PërgjigjuSKENDER GJINUSHI,,KTHE TE GJITHA INSTITUTET ne pune,,ATE TE SIZMIOLOGJISE-METEREOLOGJISE,,ARKITEKTURES-URBANISTIKES,,,MINIERAVE,HIDROLOGJISE,BUJQESISE-USHQIMIT,,PROJEKTIMIT,,,ETJ....
Përgjigju