Politikë

Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen

22 Nëntor 2024, 13:32| Përditesimi: 22 Nëntor 2024, 14:53

  • Share

Akademia Politike e Partisë Socialiste vijon trajnimin e të rinjve që duan më tepër njohuri mbi zhvillimet e lëvizjeve të partive progresiste dhe sigurisht të vetë PS-së.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste e cilësoi sot Akademinë Politike, një fidanishte në rritje për PS-në 2030. Rama ndau në rrjetet sociale momente me të rinjtë që ndjekin Akademinë Politike të PS-së, ndërsa tha se ka një interesim në rritje nga ana e të rinjve për tu angazhuar me Partinë Socialiste.

“Rritja e interesimit të të rinjve të mirëshkolluar dhe të gatshëm për angazhim qytetar e politik me Partinë Socialiste, rrit energjinë pozitive të të vetmes forcë reale udhëheqëse të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Partia Socialiste hapi më 9 prill aplikimet për regjistrime në Akademinë Politike. Pjesëmarrja në këtë akademi konsiderohet një eksperiencë e re për të rinjtë e të rejat që duan më tepër njohuri mbi zhvillimet e lëvizjeve të partive progresiste dhe sigurisht të PS-së. Përmes pjesëmarrjes në këtë akademi të rinjtë fitojnë një eksperiencë të re duke mësuar më shumë mbi historinë, idetë, zhvillimet e lëvizjeve të partive progresiste.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/11/2024 02:44

    Per shkollen e partise imitove Xhaxhin edhe pse perdor gjuhe me te rafinuar,e quan /akademi/,tani po imiton dhe terminologjine e tij,se dhe ai /fidanishte/ e quante /shkollen e partise/-akademine!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?