Aktorja Enxhi Cuku ne emisionin "Rreze Dielli"

VIP & Spektakël
Lifestyle

"Akademia të prish ëndrrat," rrëfehet Enxhi Cuku: Aty te 'Klani' është dikush që nuk më pëlqen

18 Korrik 2018, 11:20| Përditesimi: 18 Korrik 2018, 11:50

  • Share

Sot në emsionin "Rreze Dielli", në "Report Tv" ishte e ftuar aktorja Enxhi Cuku e cila foli për projektet e saj në karrierë dhe për emocionet e të punuarit në aktrim.

Cuku është një nga ato aktoret që nuk kanë studiar në "Akademinë e Arteve", dhe shprehet se kjo është gjëja më korrekte pasi shkolla e aktrimit të prish ëndrrat. 

Kam pyetur rreth akademisë, si funksionon dhe nuk kanë qenë të kënaqur. Ndoshta akademia të prish ëndrrën ose edhe atë talent që ti mund të kesh . Është dikush që të mëson ty si të aktrosh, ndërsa unë mendoj se aktrimit nuk ke çfarë ti mësosh. Nëse  një professor është i madh , është një brez tjetër , me filma të tjerë , ai është mendjembyllur, me një tjetër mentalitet, ai atë gjë do përcjellë edhe te brezi i ri. Ndoshta prandaj shumë aktorë dalin dhe thonë që “ Oh filma kështu zhveshur nuk dalim dot” ose nuk e bëjmë dot këtë rolin se është turp. Ndërkohë për një shumë të madhe e pranojnë rolin. Për mua kjo nuk është dashuri për aktrimin, është biznes.Aktrimi në film të do sa më real, sa më spontan, dhe unë kam menduar më mirë të edukoj vetë veten time. Eksperienca nga filmi në film të mëson më shumë për eksperiencat e njerëzve, pozicioneve që ke me regjisorin, me kastin. Edhe aktorë që mua më pëlqejnë Jennifer Laërence, Brad Pitt që nuk kanë bërë shkollë por ama janë me Oscar.

Aktorja Enxhi Cuku

Më tej aktorja tregoi se kush është aktorja e saj e preferuar, prezantuejsa më e mirë dhe ajo që nuk i pëlqen.

Më pëlqen Esjola Pysqyli, ajo është e mirë si në paraqitjen fizike, ashtu edhe në taktikën e aktrimit. Prezntuesja më e mirë është Xhemi Shehu, ka atë emrin e mirë...Unë bazohem edhe nëjetën reale të një personi kur i them këto fjalë, se si është ai edhe kur fiken kamerat. Jo të qehsin vetëm para kamerave. Nuk kam një emër se kush nuk më pëlqen por...ate te 'Klani', aty është dikush që nuk më pëlqen. 

Aktorja, Enxhi Cuku

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?