Albanologjia është një grup shkencash humane që i japin adrenalinën kombit, ndërsa pasaportën dhe identitetin tonë e nxjerrin përpara botës. Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjie, Marenglen Verli, teksa na shpjegon këtë për kamerën e “Report Tv” flet edhe për punën, që janë duke bërë 75 punonjës të ASA-së.
Gjatë dhjetë viteve të fundit janë botuar 200 tituj, prej tyre 70 gjatë 2 viteve të fundit. Për këtë Verli kërkon mirëkuptimin e instancave, që këto libra të shkojnë edhe në bibliotekat e shkollave, të bashkive edhe të lagjeve.
Njerëz të kualifikuar, trajtim material brenda ligjeve ekzistuese, por edhe më shumë hapësira janë vetëm disa nga shqetësimet që ngre akademiku.
Gjatë këtij viti ne kemi një plan shumë të ngjeshur, që kanë të bëjnë me konferencat, simpoziumet brenda edhe jashtë vendit, por janë edhe një numër i konsiderueshëm botimesh,nga të cilat janë mbi 20 vetëm për Skënderbeun edhe për periudhën e tij historike.
Marenglen Verli, historian
Rektori synon që materialet e botuara që qëndrojnë në depo, gati 200 tituj, të ekspozohen edhe në hapësira të tjera shtetërore
Përveç instituteve analoge brenda edhe jashtë vendit, nga ne varemi, të arrijmë që literatura shkencore që publikohet këtu, monografi, vëllime dokumentare, përmbledhje, akte konferencash, revista periodike të çdo instituti, t’i çojmë edhe në universitete. sek Shpresoj që në mirëkuptim me ministrinë e Arsimit edhe në shkollat e mesme, ndoshta deri tek bibliotekat bashkiake edhe të lagjeve, kjo literaturë e zgjedhur albanologjike të shkojë tek të gjitha këto ambiente. Kemi magazinën, por vitrinën nuk e kemi pasur të mirë.
Marenglen Verli, historian
Verli tregon se punonjësit janë përpjekur që produkti për çdo studiues të jetë sa më i madh, por numri efektiv i punonjësve shkencorë është vetëm 75.
Përgjithësisht studiuesit tanë në trajtimin material, por edhe moral do të thosha, që situata lë për të dëshiruar. Marrin rrogën, por ka pasur lëshime në drejtim të honorarëve. Kjo duhet korrigjuar
Marenglen Verli, historian
Përsa i takon kushteve të punës, profesori flet se ka probleme për kapacitetet e zyrave, për ndarjen e bibliotekave edhe arkivave