Ekonomi

Akcizë 6% për gazin që përdoret për ngrohje e gatim, Konfindustria kundër: Do të ketë pasoja, rëndon bizneset dhe qytetarët

31 Tetor 2021, 17:18| Përditesimi: 31 Tetor 2021, 18:28

  • Share

Konfindustria është kundër akcizës prej 6 lekësh të gazit, të propozuar në paketën fiskale për vitin 2022. Kreu i konfederatës së Industrisë Gjergj Buxhuku thotë se kjo masë do të rëndonte drejtpërdrejtë bizneset dhe qytetarët.

 'Kundërshtojmë vendosjen e akcizës prej 6 lekë/litër e gazit të lëngshëm si dhe heqjen e rimbursimit për industritë, në kushtet e krizës së rëndë energjetike që po kalon tashmë vendi nga rritja e pakontrolluar e çmimeve të karburanteve dhe paralajmërimet e rritjes së fortë në janar 2022 të çmimeve të energjisë elektrike për mbi 7700 bizneset kryesore shqiptare. Ulja me 2 lekë/litër e akcizës së sotme të gazit të lëngshëm për automjetet rrezikon të përfundojë si fitim shtesë për grupet oligopol të karburanteve dhe gazit të lëngshëm.'- tha Gjergj Buxhuku.

Buxhuku thotë qeveria duhet të krijojë Entin Rregullator të Karburanteve/ERRK si përgjegjës për çmimet dhe cilësinë e produkteve të tregut të karburanteve dhe gazit.

Qeveria ka vendosur të rishikojë taksat për sektorin e hidrokarbureve, mes të cilave edhe vendosjen për herë të parë të akcizës 6 lekë për çdo litër gaz që blihet nga qytetarët për ngrohje dhe gatim.

Sipas financave një vendim i tillë vjen pasi qytetarët kanë abuzuar dhe kanë marrë gaz për konsum familjar dhe e kanë përdorur për mjetet. Pritet që pas miratimit të këtij vendimi vendosja e taksës të reflektohet edhe tek rritja e çmimit të gazit, që brenda pak muajsh u rrit nga 60 në 89 lekë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 31/10/2021 21:45

    Eshte ne kuader te masave lehtesuese te qeverise. Populli nuk e ka per gje te paguaje cik me shume. Fundja tek xhepat e Ahmetajt dhe Beqajt do shkojne, jo te Rames.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?