Akoma me shenjë në sy, pas dy javësh Berisha heq syzet e errëta

20 Dhjetor 2022, 17:43| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 19:02

  • Share

1671554520_Screenshot4.jpg

Pas pothuajse dy javësh, pasi u sulmua me grusht nga Gert Shehu në protestën e 6 dhjetorit në Tiranë, Sali Berisha ka hequr syzet e errëta me të cilat mbulonte shenjën e goditjes.

Shenja e goditjes ende nuk është hequr nga fytyra e ish-kryeministrit.

Sulmi ndaj Berishës ndodhi pak para se të niste protesta e 6 dhjetorit, ditën që në Tiranë mbahej samiti BE-Balkani Perëndimor.

Berisha e ka cilësuar këtë sulm të orkestuar nga socialistët, me në krye Edi Ramën, Bledi Çuçin dhe Ardi Veliun.


Lajmi kryesor:

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, porosi anëtarëve: Organizohuni në seksione, është çelësi për fitore në zgjedhje! Betejën tjetër e kemi me Ramën


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?