Orges Shehi

Sport

Akord total, Orges Shehi gjen ekipin e ri! Pritet emërimi në stolin e Partizanit

22 Dhjetor 2023, 09:34| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 09:36

  • Share

Orges Shehi ka gjetur akordin dhe është pranë emërimit në stolin e Partizanit. Trajneri 46-vjeçar vetëm pak ditë më parë u "lirua" me gjyq nga Tirana, ish-klubi i tij ku drejtoi për 120 ndeshje dhe u shkakrua më 5 tetorin e këtij viti.

Tanimë me lirinë e dëshiruar dhe dakordësinë me të kuqtë, durrsaku pritet të rikthehet te Partizani pas 14 vitesh, por këtë herë si trajner. Shehi dhe drejtuesit e Partizanit kanë pasur një takim kokë më kokë dhe gjithçka duket e zgjidhur, me klubin që pritet të prezantojë trajnerin që çoi drejt titullit kampion Tiranën në sezonin 2021-22.

Aktualisht Partizani drejtohet nga Arbër Abilaliaj, drejtori sportiv i të kuqve që mori postin në emergjencë pas largimit të Zoran Zekic. Për t'u përmendur se Orges Shehi fitoi çmimin si "Trajneri i Vitit 2023" në cermoninë që FSHF-ja organizoi disa ditë më parë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?