Tinguj të shpirtit mesdhetar janë bërë bashkë në një mbrëmje të veçantë, atje ku mali takohet me detin Jon, në sheshin “Petro Marko” në Dhërmi.
“Akordet e Jonit” solli për publikun në këto ditë vere muzikën e kompozitorëve të njohur, nën interpretimin e dhjetë artistëve, pesë shqiptarë dhe pesë grekë, ndërsa ishte konceptuar si një urë muzikore mes brigjeve shqiptare dhe atyre greke. Efekte Dy formacione të njohura frymore: "Albanian Brass Quintet" (Tiranë) dhe "Ionian Brass Quintet" (Korfuz) ndërthurën repertorë e interpretuan së bashku, duke promovuar trashëgiminë dhe bashkëjetesën mes dy vendeve. efekte
“Interpretuan vepra të të mëdhenjve të muzikës shqiptare dhe të të mëdhenjve të muzikës greke. Kështu nderuam edhe 100 vjetorin e kompozitorëve të shquar, Theodorakis dhe Hadjidakis.U dëgjuan së bashku me Çesk Zadenë apo me këngët e bukura popullore shqiptare. Për herë të parë një muzikë e tillë dëgjohet në këto sheshe të bukura të Dhërmiut të vjetër.”, - thotë për "Report TV" Edmond Doko, drejtues artistik i aktivitetit.
Synimi është që ky koncert të jetë vetëm fillimi i një tradite, që në vijim të viteve do të zgjerojë hartën duke përfshirë vit pas viti edhe artistë nga brigje të reja të Jonit dhe Mesdheut. efekte
“Nisma të tilla do t’i thellojmë. Kemi edhe Italinë përballë, kemi afër gjithë Mesdheun. Dimensioni i artit është aq i gjerë saç është vetë deti. Ideja është të zbulojmë brigje të tjera artistike, siç ka deti Mesdhe, që ne i konsiderojmë limane artistike.”, - vijon Doko.
Aktiviteti organizohet nga Shoqata “Artistët Interpretë”, me mbështetjen e Bashkisë Himarë dhe nën kujdesin e Ambasadës së Greqisë në Shqipëri.
Komente
