U duk se Dusseldorf do ngjitej në Bundesligë, por dy finalet play-off kundër Bochum folën për këtë të fundit në një fund dramatik. Në ndeshjen e parë Dusseldorf fitoi 0-3, duke shkuar në ndeshjen e dytë të shtëpisë me tre gola avantazh.
Kur u duke se gjithçka ishte "e shtruar", Bochum shënoi tre herë dhe e dërgoi ndeshjen në shtesë, duke fituar 5-6 me penallti dhe do vijojë të jetë pjesë e Bundesligës.
Dusseldorf do vijojë të jetë pjesë e Bundesliga 2, ndërsa klubi gjerman duket se kishte një akord me Jasir Asanin, anësorin e Kombëtares. Ende nuk dihet nëse dështimi i Dusseldorf për t'u promovuar në elitën e futbollit gjerman do ndikojë edhe në një ndryshim në raportet me Jasir Asanin.