Zyrat e CIA-s në Virxhinia, SHBA

Bota

Të shtëna me armë zjarri jashtë selisë së CIA-s në SHBA, detaje e para

22 Maj, 15:27| Përditesimi: 22 Maj, 15:46

  • Share

Rojet e sigurisë në selinë e CIA-s në Virginia hapën zjarr këtë të enjte jashtë ambienteve të CIA-s. CIA e përshkroi ngjarjen si një “incident sigurie”.

Incidenti ndodhi jashtë objektit të CIA-s në Langley dhe rezultoi në plagosjen e një personi.

Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi dy punonjës të ambasadës izraelite , Yaron Lisinsky dhe Sarah Milgrim, u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington.

Deri më tani, nuk ka asnjë indikacion se dy incidentet janë të lidhura me njëra-tjetrën, raportohet në media. 

“Pati një incident sigurie ndaj të cilit forcat e rendit reaguan jashtë selisë së CIA-s”, tha zëdhënësi, duke shtuar se porta kryesore mbetet e mbyllur dhe punonjësve po u kërkohet të përdorin rrugë alternative.

“Informacion shtesë do të jepet kur të konsiderohet e përshtatshme,” shtoi ai.
 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?