Akrepat e orës lëvizin 60 minuta para! Kthehet ora verore

28 Mars 2020, 10:30| Përditesimi: 29 Mars 2020, 00:04

  • Share

TIRANË- Sot, më 29 mars në orën 2 të natës, akrepat e orës të lëvizin përpara me një orë gjë që do të thotë se do të flemë 1 orë më pak.

Ora verore do të zgjasë gati shtatë muaj (saktësisht gjashtë muaj, tre javë dhe pesë ditë) derisa në rikthimin e orës standarde, më 25 tetor. Vitet e fundit është folur për heqjen e orës standarde dhe, për rrjedhojë, do të ketë vetëm orë verore.

Komisioni Europian e kishte propozuar rreth tre vite më parë këtë ndryshim por mesa duket hipoteza është shtyrë për një afat të pacaktuar ende.

Ndryshimi i orës ka disa disavantazhe për mirëqenien tonë.

Trupi ynë mund ta ndiejë ndryshimin dhe sipas disa studimeve, fëmijët dhe të moshuarit do të jenë më të prekurit nga ndryshimi i orës.

Përveç se do të humbasë një orë prej gjumit në të njëjtën natë të ndryshimit të orës, pjesa tjetër jona mund ta ndjejë ndryshimin edhe në ditët në vijim. Sipas një studimi të publikuar në ‘Neuroscience Letra’ teksa do të flihet më pak dhe cilësia e gjumit do të jetë më e ulët, në periudhat e kalimit nga koha standarde në atë ligjore dhe anasjelltas.

Ndryshimi në kohë përfshin një rritje të stresit dhe lodhje të përgjithshme, e cila gjithashtu ndikon në aftësinë tonë për t’u përqendruar.

Si ta përballosh ndryshimin e orës?

Për shembull, përfitoni nga ditët që na ndajnë nga kthimi i orës diellore për t’i përdorur për të shkuar në shtrat më herët se zakonisht, mund të jetë një ndihmë e madhe për të ndihmuar orën tonë biologjike dhe të kemi më pak probleme që të na zërë gjumi.

Në përgjithësi, edhe në këtë rast një mënyrë jetese e shëndetshme bën dallimin. Përqendrohuni në aktivitetin fizik dhe të ushqyerit e shëndetshëm: sidomos në mbrëmje është më mirë të zgjidhni një darkë më të lehtë.

Në pranverë, e gjithë Europa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht për të konsumuar më pak energji elektrike. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjumashi: 28/03/2020 20:28

    ne njesoj e kemi, sna prishet gjiza!

    Përgjigju
  • Orendreqesi: 28/03/2020 12:04

    Kjo tregon se nfryshimi i ores fo te vazhdoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?