Trupa e Cirkut Kombëtar dha shfaqje mbrëmjen e së mërkurës në Durrës duke argëtuar të vegjlit me një sërë numrash. Trupa do të udhëtojë dhe në qytete të tjera të vendit.
Cirku Kombëtar është rikthyer në turin e radhës për vogëlushët në qytete të ndryshme, ku u ndal të mërkurën në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu”.
Trupa e akrobatëve argëtoi fëmijët e qytetit të Durrësit. Interesi për shfaqjet e cirkut sa vjen dhe rritet nga vogëlushët dhe prindërit e tyre, të cilët në mungesë të hapësirave të argëtimit apo eventevepresin me padurim shfaqjet e cirkut.
“Është një rikthim në nisje të sezonit dhe jemi shumë të lumtur”, tha akrobati, Gerald Shima.
Edhe pse cirku nuk është mbështetur me projekte dhe investime për të qenë në nivelet e duhura dhe infrastrukturën e kërkuar, akrobatët shprehen optimist për një zhvillim në të ardhmen pasi po rritet gjithnjë e më shumë interesi.
“ Të bësh akrobatin sot është e vështirë, kërkon kushte dhe punë të vazhdueshme. Ne në ditët e sotme kushtet e cunguara sepse nuk kemi tendë për të zhvilluar aktivitetet. Por kemi zgjedhur këtë mënyrën tjetër me trupën shëtitëse në çdo qytet ku ofrohen kushtet për shfaqje”, u shpreh Shima.
Trupa e Cirkut Kombëtar pritet në vijim të vazhdojë turin në qytete të tjera të vendit.