Një akrobate kineze ka vdekur pasi u rrëzua gjatë një shfaqjeje në qytetin Suzhou të shtunën.Sun Moumou, 37 vjeç, ra nga një lartësi pasi bashkëshorti dhe njëkohësisht partneri i saj në numër humbi kontrollin.
Një ngjarje tronditëse ndodhi në sytë e publikut që priste të shikonte një numër në trapez nga akrobatja Sun Moumou.Teksa po performonte si zakonisht me partnerin e saj në lartësi të mëdha, numri i akrobacisë nuk ka shkuar siç duhej për çiftin e akrobatëve.
Akrobatja u rrëzua nga një lartësi prej më shumë se 10 metra mbi tokë dhe burri i saj nuk arriti ta kapte atë me këmbët e tij gjatë numrit, ndërsa dyshja po performonin në ajër .
Ajo u dërgua në spital ku mjekët tentuan ta shpëtonin por pa rezultat.Akrobatja la pas dy fëmijë dhe bashkëshortin me të cilin punonte prej vitesh në skenë.
Ata punonin shpesh edhe pa rrip sigurimi, vetëm që të “dukeshin bukur.”
Pamjet e rrëzimit janë bërë virale në mediat sociale pasi tregojnë momentin kur akrobatja bie në skenë nga ku dëgjohen ulërimat e frikshme të publikut.