Kate Middelton

Aksesorët rozë të Kate Middleton u shitën në mënyrë marramendëse (FOTO)

20 Shkurt 2020, 20:22| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 20:32

  • Share

Kate Middleton është quajtur ndryshe ‘mbretëresha e aksesorëve’, sidomos e vëthëve që ajo i pëlqen aq shumë dhe i kombinon me aq shije.

Zgjedhjet e saj tërheqin përherë vëmendje, por kur bëhet fjalë edhe për aksesorë të lirë, të cilat mund t`i blejë kushdo, atëherë vëmendja bëhet më e madhe.

Të tillë ishin vëthët e “Accessorize”, që dukesha i mbajti në verë, gjatë vizitës në  kopshtin “Back to Nature”, të kombinuara me një fustan jeshil poshtë gjurit.

Kur vëthët dolën në shitje, u shitën në mënyrë marramendëse.

Me siguri ky është efekti i dukeshës Kate, por ndikoi edhe çmimi shumë i arsyeshëm prej 8 paund i tyre.

Kate ka rënë në sy edhe për vëthët e gjelbër dhe ngjyrë arti të Monica Vinader dhe perlat e markës Annoushka.

Vëthët e Kate

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?