Akset e reja turistike/ Rama: Pogradeci më parë ka qenë si zonë e luftës së ftohtë, tani ka marrë ajër! Shalsi: Ishin xheloz për Korçën (VIDEO)

29 Janar 2021, 12:58| Përditesimi: 29 Janar 2021, 20:30

  • Share

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga dy ministrat, Niko Peleshi dhe Eduart Shalsi kanë qenë ditën e sotme në qytetin e Pogradecit për të parë nga afër përfundimin e akseve turistike.

Rama tha se përpara se qeveria të ndërhynte, Pogradeci i ngjante një vendi “si zonë e luftës së ftohtë". Për Peleshin, ish- kryebashkiak i Korçës kjo do të ndikojë në një prespektivë më të mirë të turizmit.

Rama: Ishte një plerovinë e jashtëzakonshme, një turp i madh dhe tani e ka marrë komplet ajër.

Peleshi: Është një rrugë me cilësore

Shalsi: Arritëm që të bëjmë për 7 muaj, ndërkohë që prisnin vitet që të gjenin gjuhën me bashkinë që më parë, me ato të lodhurit e mëparshëm dhe tani projektet ecin shumë shpejt

Rama: Ishte fatkeqësi e madhe që ngeli Pogradeci si zonë e luftës së ftohtë, deri në Librazhd kemi bërë investime, pastaj Korçë dihet, këtu mbetëm sikur kalonim në një zonë të luftë së plotë se pushteti vendit ishte i panegociueshme në bashkëpunim.

Shalsi: Janë qetësuar pogradecarët se ishin bërë xheloz për Korçën

Rama: Do rritet numri i shtretërve s në Korçë, do ketë më shumë kapacitet për të përballuar kërkesën, do jetë e harmonizuar dhe kush niset për Korçë do përfshijë Pogradecin në destinacion dhe e kundërta.

Peleshi: Qëllimi është që të zgjasim ditën e turizmit në rajon, ne jemi ende lar numrit për të cilën ka kërkesë turizmi, nuk e plotësojmë dot, kemi më pak shtretër se kërkesa. Prespektiva e biznesit të turizmit në këtë fushë është shumë e madhe.

Ora 15:20
Rama inspekton terminalin e autobusëve në Korçë, Filo: Është një investim modern, një prej më të mirëve në Shqipëri

 

Gjatë vizitës së tij ditën e sotme në Korçë, kryeministri Edi Rama është ndalur gjithashtu edhe në terminalin e ri modern të autobusëve në këtë qytet.

I shoqëruar nga kryetari i bashkisë në Korçës Sotiraq Filo si dhe nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Rama shkruan se ky terminal  jo vetëm vendos një standard të ri për transportin e udhëtarëve në "Parisin e Vogël" siç i thoshin dikur Korçës, të cilës po i kthehet shkëlqimi i një destinacioni turistik të klasit të parë, por hap edhe një perspektivë të re zhvillimi për periferinë deri dje të rrënuar të qytetit.

Nga ana tjetër kryebashkiaku Filo u shpreh se ky është një investim modern duke shtuar se është një prej terminalëve më të mira në Shqipëri.

"Është një investim modern dhe besoj se është një prej terminaleve më të mira në Shqipëri që do ta garantojë cilësi më të mirë të shërbimit për përfituesit. nga ana tjetër ka përftim ekonomik dhe gjithë zona për rreth është zhvilluar. Edhe në pjesën tjetër do të mendojmë për investime të tjera. I jep shumë vlerë dhe realisht ka dhënë shumë impakt në krijimin e një qendre ekonomike."- tha Filo.

Ora 14:55
Mbështetje për fermerët/ Rama dhe dy ministrat vizitojnë pikën e grumbullimit në Korçë, Ekonomi: 65% e investimit është bërë nga programi IPARD

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ishte i pranishëm në fermën e Ilirjan Prengut në Maliq të Korçës.

Ky i fundit është përfitues i skemës së mbështetjes nga AZHBR, përmes Programit IPARD II, për ndërtimin e një pike moderne grumbullimi dhe ruajtjeje të prodhimeve në shërbim të fermerëve të zonës, të cilët përfitojnë tanimë edhe nga skema e mbështetjes me naftë pa taksa.

Teksa shoqëronte kryeministrin, ministrja Ekonomi i shpjegoi se në atë pikë grumbullimi fermeri ka investuar 23 milionë lekë, nga të cilat 65% i ka dhënë IPARD-i.

"Jemi në një pikë grumbullimi që është ndihmuar edhe nga fondet e IPARD dhe kjo pikë grumbullimi ka investuar 23 milionë lekë nga të cilat 65% i ka dhënë IPARD-i dhe ndihmon zonën që mbjell patate. Këto grumbullojnë patate nga 25 fermerë dhe e tregtojnë në tregun e brendshëm, por përveç patates grumbullojnë edhe qepë dhe qepujka të cilat i tregtojnë në tregun Rajonal dhe ka një bashkëpunim të gjerë bujqësor."- tha Ekonomi.

Ndërkohë nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se janë 27 mijë fermerë që kanë përfituar ndihmë nga shteti në të gjitha nivelet.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?