Kantieret e dy akseve Tepelenë-Lekdush dhe Gusmar-Kuç pritet të përfundojnë brenda sezonit të verës.
Ky lajm është bërë me dije gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama, sot në këtë zonë i cili ka theksuar se me përfundimin e këtyre akseve, do të mundësohet gjatë sezonit të verës ëndrra e vjetër e lidhjes së Labërisë së Sipërme me bregun e Himarës.
"Në kantieret e dy akseve Tepelenë-Lekdush dhe Gusmar-Kuç, të cilat po shkojnë drejt përfundimit, duke mundësuar gjatë sezonit të verës ëndrrën e vjetër të lidhjes së Labërisë së Sipërme me bregun e Himarës", thotë Rama.
"Kjo është rrugë përrallore. Është përrallore si udhëtim, si peisazh, është fantastike", vijoi kryeministri mes të tjerash, gjatë bisedës me drejtuesit e punimeve të cilët theksuan se pritet që punimet të përfundojnë brenda muajit mars.
Lajmi kryesor: