Ndërtimi i aksit Elbasan – Lekaj do të kushtojë 148 milionë euro, përfshirë TVSH-në. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratat me kompanitë fituese që do të realizojnë punimet në 6 lotet e këtij aksi.
Pas nënshkrimit të kontratave, pritet të fillojnë punimet, të cilat do të zgjasin 24 muaj dhe pritet të përfundojnë në dhjetor të vitit 2026.
Ky segment është pjesë e Korridorit 8, një projekt strategjik për infrastrukturën e Shqipërisë, dhe ka një gjatësi totale prej 40.7 km. Ai do të kalojë përmes rajoneve të Elbasanit (Bradashesh, Shirgjan, Gjegjan, Cërrik, Papër), Peqinit (Pajovë, Shez, Gjocaj, Peqin, Karinë) dhe Kavajës (Sinaballaj, Rrogozhinë). Autostrada do të niset nga afërsia e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan dhe do të përfundojë në Lekaj, afër Rrogozhinës. Shpejtësia maksimale e lejuar do të variojë nga 90 deri në 140 km/orë.
Korridori 8 është një nga ndërtimet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në Shqipëri, ndërsa aktualisht po realizohen punime edhe në 8 lote të tjera të Korridorit 8, nga Elbasani drejt Qafë Thanës. Ndërkohë, për vitin 2025, ky projekt do të marrë një pjesë të konsiderueshme të fondeve për infrastrukturën rrugore, me rreth 8.8 miliardë lekë të planifikuara për financimin e tij.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Aksi kryesor qe duhej te kishte nisur e perfunduar eshte bypasi I Elbasanit Kur ka qene Keraba e beja Korcen per 3 ore e 15 min nga Tirana Tani e bej per 6 ore
PërgjigjuAsnjë fjalë për bypassin e Elbasanit..?! Ia morët shpirtin shqiptarëve në Bradashesh. Për 10-12km rrugë që të anashkalohet qyteti të gjithë përplasen në Bradashesh. Nuk e imagjinoj dot si pretendoni të ftoni Formula 1 të kalojë në unazën e qelbur të Elbasanit..?! Pupupuu..
PërgjigjuPo pra c'renesi ka te vish nga Korca ne Elbasan per 1ore e 30 min dhe te presesh ne unaza Elbasan 3 ore trafik
Shikoni edhe cerrik Gostim Kuçovë se ngeli rruga