Kronikë

Aksi Lezhë-Milot u ‘paralizua’ për orë të tëra, pamjet me dron tregojnë radhën kilometrike të automjeteve (VIDEO)

9 Qershor, 08:24| Përditesimi: 9 Qershor, 14:31

  • Share

LEZHË- Për gati 9 orë, qytetarë dhe pushues u përballën me radhë kilometrike mjetesh në aksin Balldren-Milot. Bllokimi i rrugës dhe radha kilometrike nisi që prej orës 17:00 të 8 qershorit dhe ka zgjatur me orë të tëra deri pas mesnate, në 02:00. Report Tv sjell këto pamje me dron nga Lezhë-Milot ku dallohet radha kilometrike e mjeteve, ndërsa pushuesit po largoheshin nga zonat turistike Rana e Hedhun, Shëngjini dhe Velipoja.

Një prej shkaqeve të trafikut edhe sjellja e shoferëve në rrugë, ku në këto pamje që sjell Report Tv me dron, ata dallohen teksa parakalojnë radhën kilometrike të mjeteve, në shkelje të Kodit Rrugor.

Një ndikim ka pasur edhe përfundimi i festivalit të muzikës elektronike UNUM, që u mbajt nga 5-8 qershor. Mbyllja e festivalit dje dhe largimi i pjesëmarrësve, solli një fluks të shtuar mjetesh në rrugë.   

Edhe rruga e re Shëngjin-Velipojë, tashmë në funksion, ka shtuar ndjeshëm qarkullimin, ku segmenti Milot-Balldre dhe rruga e Shëngjinit nuk e përballojnë këtë fluks të jashtëzakonshëm mjetesh, pasi janë rrugë të ngushta. 

Forca të shumta të policisë rrugore dhe të rendit ishin të pranishme në terren për të menaxhuar situatën dhe lehtësuar lëvizjen. Drejtuesit u këshilluan që të lëviznin nëpër rrugë dytësore.

Trafik të rënduar pati edhe në segmentin Milot-Morinë të Rrugës së Kombit. Pavarësisht pranisë së shtuar të policisë në terren, menaxhimi i situatës ishte i vështirë për shkak të numrit të lartë të pushuesve nga Kosova që po ktheheshin pas fundjavës në bregdetin shqiptar. Pamjet e Report TV treguan radhë të gjata mjetesh.

Trafiku në zonë është problematikë, sidomos gjatë pikut të verës, ku ka fluks të shtuar automjetesh për shkak të plazhit. Ky është vetëm fillimi i një trafiku që pritet t’i shoqërojë këto akse gjatë gjithë këtij sezoni veror.

 
Pamje bllokimi i aksit Lezhë- Milot
 
 
 

 

Fluksi në Rrugën e Kombit
 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?