'Aksi Rrëshen – Urakë në gjëndje të mjerueshme!' Humanitarja austriake letër të hapur kryeministrit Rama dhe zv/kryeministres Balluku: Ndoshta ju vetë nuk ju ka rastisur të kaloni

10 Nëntor 2023, 12:10| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 12:28

  • Share

Marianne Graf humanistja austriake i ka shkruar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku me detyrë dhe ministre e infrastrukturës dhe Energjisë, ku shpreh shqetësimin për gjëndjen e mjerueshme të aksit rrugor nacional Rrëshen – Urakë,  që është lidhja kryesore nga rrethi i Mirditës me rrethin e Matit dhe rrethin e Dibrës.

Megjithë ndërhyrjet e pushtetit vendor gjendja e këtij aksi është tepër e keqe pasi duhet ndërhyrja e qeverisë

“Ndoshta ju vetë, i nderuar Z. Kryeministër dhe e nderuara Znj. Ministre, nuk ju ka rastisur të kaloni, apo mund të mos jeni vënë në dijeni, prandaj dua t'ju bëj këtë kërkesë publike’ shkruan në kërkesën me letër të hapur Marianne Graf e cila mban dhe postin e konsulles së Nderit, President i Albania-Austria Partnerschaft.

“Ndërtimi i rrugëve po lulëzon në rajonet bregdetare dhe në fusha. Me një fraksion të burimeve të këtyre, kjo rrugë e rëndësishme, e cila është një mjet shpëtimi në Shqipërinë Veri-Qendrore, mund të ndërtohet. Nuk ka nevojë për një plan urbanistik të ri, as tunel, as nënkalime apo mbikalime, thjesht përforcim i nënstrukturës dhe rinovim serioz i sipërfaqeve të asfaltit. Ju kërkoj që ta shikoni këtë çështje. Gjendja e rrugëve është e papranueshme, një fyerje për vendasit dhe turistët – një kartë e padenjë për Shqipërinë” vijon në letrën e hapur.

Report Tv e ka trajtuar disa herë problematikën e këtij aksi nacional rrugor.

Për të ndarë -- Kërkesë me letër të hapur

I nderuar Zoti Kryeministër Edi Rama!

E nderuara Zonja Zv/Kryeministre Belinda Balluku!

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Po ju drejtohem për një çështje më urgjente. Bëhet fjalë për gjendjen e qarkullimit rrugor në rrugën kryesore, që është lidhja kryesore nga rrethi i Mirditës me rrethin e Matit dhe rrethin e Dibrës!!! Gjendja e rrugës pak pas Rrëshenit për në Urakë është tepër e keqe.

Unë jam njohur me përpjekjet intensive nga pushteti i mëparshëm i qytetit nën krye
bashkiakun Ndrec Dedaj, të cilat për fat të keq nuk rezultuan të suksesshme, dhe për përpjekjet ankthioze të pushtetit aktual të qytetit nën kryebashkiakun Albert Melyshi, i cili është në përpjekje për mbylljen e gropave.

Por reshjet e dendura dhe akulli shkatërrojnë menjëherë punën për riparimin. Dhe përsëri është e pakalueshme për autobusët e huaj, për makina, për transportin e pacientëve, veçanërisht në mot me shi, pasi thellësia e gropave nuk mund të vlerësohet. Gjithashtu nga përvoja përsonale u dëmtuan tullat dhe xham gjatë transportit.
Për mendimin tim, është e rëndësishme të njihen dhe të vlerësohen të ardhurat nga miniera e Bulqizës, puna e palodhur e fermerëve të vegjël, hotelet e ndërtuara me dashuri, vendbanimi i vjetër i Perlatit, Kullat si monumente të vlefshme kulturore dhe historike, vendbanimi më i vjetër në Shqipëri i shpellave ilire (Shpella e Nezirit).

Është e nevojshme të peshojmë dhe të bëhemi të vetëdijshëm për thesaret e pabesueshme që duhen arritur me makina normale.
Ndoshta ju vetë, i nderuar Z. Kryeministër dhe e nderuara Znj. Ministre, nuk ju ka rastisur të kaloni, apo mund të mos jeni vënë në dijeni, prandaj dua t'ju bëj këtë kërkesë publike.

Grupet e mëposhtme, të cilat i kam shoqëruar si rezultat i përpjekjeve të mia të mëdha për zhvillimin e ekoturizmit, mund të dëshmojnë gjendjen e trishtuar të rrugës:

Grup biologësh nga Universiteti i Gracit

Grupi Lions International Styria

Grup historianësh dhe gjeografësh austriakë

Grup profesorësh dhe mësuesish nga shteti i Styria

Grupi i ÖAAB – Konfederata e Sindikatave Austriake
Për mirëkuptimin tuaj: Unë nuk kam asnjë përfitim përsonal, por e përdor këtë rrugë vetëm për banorë të dëshpëruar, biznesmenë, prodhues të mallrave bujqësore, turistë. Midis këtyre të fundit muajt e fundit ka qenë një makinë turistike austriake e cila ka pasur dëmtime në bosht dhe një grup karvanësh është dashur të kthehet mbrapsht për shkak se gropat e bëjnë të pamundur vazhdimin e lëvizjes.
Ndërtimi i rrugëve po lulëzon në rajonet bregdetare dhe në fusha. Me një fraksion të burimeve të këtyre, kjo rrugë e rëndësishme, e cila është një mjet shpëtimi në Shqipërinë Veri-Qendrore, mund të ndërtohet. Nuk ka nevojë për një plan urbanistik të ri, as tunel, as nënkalime apo mbikalime, thjesht përforcim i nënstrukturës dhe rinovim serioz i sipërfaqeve të asfaltit.

Ju kërkoj që ta shikoni këtë çështje.

Gjendja e rrugëve është e papranueshme, një fyerje për vendasit dhe turistët – një kartë e padenjë për Shqipërinë.

Përshëndetjet më të mira

Dr.h.c. Marianne Graf

Konsull Nderi, President i Albania-Austria Partnerschaft

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/11/2023 00:35

    Sa mire ua ka bere,se mburren me /Maldivet e Adriatakut/! Njerezit kane dy rruge,ose te mbidynden ne qytetet kryesore ku jetesa kushton nje djall e gjysem,ose te emigrojne jashte,se keta kur investojne e shohin nje zone me sy te nenes,e nje me te njerkes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?