Rruga panoramike Shirokë-Zogaj po i nënshtrohet transformimit, duke kaluar nga një aks i ngushtë dhe i amortizuar në një rrugë moderne
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot disa pamje nga puna që po zhvillohet.
Kreu i qeverisë shprehet se ky është një investim i cili hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën.
“Mirëmëngjes dhe me punën në kantierin e rrugës Shirokë - Zogaj, një investim infrastrukturor që hap rrugë të reja zhvillimi për Shkodrën, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Rruga Shirokë - Zogaj është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës. Rruga do i kushtojë buxhetit te shtetit 4,7 milionë euro, teksa parashikohet që punimet të përfundojnë më 2 tetor 2025.
Komente
