Aksi Thumanë-Kashar është tashmë i hapur për qarkullim që prej 30 qershorit. Në një video të ndarë në Facebook, nga kryeministri Edi Rama, qytetarët vlerësojnë hapjen e kësaj rruge duke thënë u kursen kohë dhe s’ka më trafik.
Të tjerë shprehen se u duket vetja si në Europë, ndërsa vlerësojnë standardet e rrugës duke ikrahasuar ato si me të vendeve europiane.
“Na ka shpëtuar, shkojmë vijmë shumë shpejt. Shumë mirë europaine, na ka kryer punë. Për ne që punojmë me transport trafik s’ka.
Shumë e mirë është, bravo qeverisë që e ka bërë.
Na ka lehtësuar goxha. Neve që punojmë na ka lehtësi.
Na kursen naftën.
Shyqyr që u be aman, se na shpëtuat.
Nga Kosova po vi, kjo është një arritje shumë e madhe për kombin shqiptar. Kemi pasur vonesa.
E shkurtin shumë distancën. Super.
Si në Europë. kam jetuar në Itali dhe kam ardhur të hap biznes. Si standardet e Europës.
Na kanë nderuar me këtë rrugë që kanë bërë, na duket vetja sikur jemi në Romë”, shprehen qytetarët.
Kalimi në këtë rrugë është me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Por do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët.
Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu" që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro. Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.
Po turp nuk kane keta qeveritare që cdo gjë e bëjnë me pagesë qytete të mëdha si New York i kanë thënë jo pagesave ne rrugë këta të pangopur dhe ai popull dele që thotë ska ka gale paguajmë se është rrugë e bukur me standarte Eurobythe po mirë tjua bëjnë.
Përgjigju12 vjet për ta mbaruar dhe prap se prap me lek…
Përgjigju2.1 euro pa tvsh super te afte. 2.52 me tvsh.
Përgjigju