Ndërtimi i aksit Thumanë-Vorë-Kashar, 179 mln lekë për shpronësim! Pronarët që preken nga projekti, kompensim me vlerë të plotë! Përfitojnë edhe banorët e Bërxullës

31 Maj 2023, 20:09| Përditesimi: 31 Maj 2023, 20:24

  • Share

Qeveria ka vendosur të shpronësojë me vlerë të plotë banorët që preken nga ndërtimi i aksit rrugor “Thumanë - Vorë -Kashar”.

Në vendimin e sotëm të qeverisë thuhet se shpronësimi do të ketë vlerë të plotë, me një kosto totale prej 179 milionë lekësh.

Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletore zyrtare me një afat përfundimi 3 muaj.

Nga ky vendim pritet të përfitojnë edhe banorët e fshatit Bërxullë në periferi të Tiranës, të cilët preken nga ky projekt.

Kërkesa e tyre e vazhdueshme gjatë protestave ka qenë pikërisht shpronësimi me vlerë të plotë.

Vendimi i qeverisë për shpronësimin e pronarëve për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Vendimi i qeverisë për shpronësimin e pronarëve për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?