Aksident ajror në SHBA, përplasen dy avionë, 3 persona humbin jetën (VIDEO)

18 Shtator 2022, 08:21| Përditesimi: 18 Shtator 2022, 08:33

  • Share

SHBA- Tre persona kanë humbur jetën pasi dy avionë të vegjël u përplasën në Boulder County,Kolorado sipas njoftimit të autoriteteve.

Aksidenti ajror ndodhi më 17 shtator, avionët u përplasën dhe u rrëzuan pranë aeroportit Vance Brand në Longmont, Kolorado në orën 8:50 të mëngjesit, sipas Administratës Federale të Aviacionit.

"Dy pasagjerët e avionit “Cessna 172 “dhe piloti i “Sonex Xenos” u vranë.", njofton Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

Në një vlerësim paraprak të avionëve thuhet se asnjë prej tyre nuk ishte i pajisur me një sistem shmangie përplasjeje ose ndonjë lloj ekrani në kabinë për të paralajmëruar pilotin për avionët e tjerë në zonë. Për shkak kë kategorisë së avionit, atyre nuk u kërkohej nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) që t'i kishin këto pajisje.

 

 

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?