Pamje nga vendngjajra

Kronikë

E rëndë në Gramsh, shembet një masiv dheu në një kantier ndërtimi në fshatin Holtë! Ndërrojnë jetë 2 punëtorë

10 Maj, 13:36| Përditesimi: 10 Maj, 16:16

  • Share

Gramsh-Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Holtë të Gramshit.

Dy punëtorë përkatësisht të moshës 22 dhe 32-vjeç kanë ndërruar jetë pasi një masiv dheu u shemb në një kantier ndërtimi, teksa të rinjtë ishin duke punuar.

"Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit", informoi sot policia.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 11/05/2025 09:48

    Cudi SPÖ gerthasin shqipot sic Ben ne rastin e klosit.u harrova zgjedhjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?