Gramsh-Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Holtë të Gramshit.
Dy punëtorë përkatësisht të moshës 22 dhe 32-vjeç kanë ndërruar jetë pasi një masiv dheu u shemb në një kantier ndërtimi, teksa të rinjtë ishin duke punuar.
"Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit", informoi sot policia.
Komento
Komente
