Pamje nga aksidenti

Kosova & Rajoni

Aksident hekurudhor në Athinë, një i vdekur, 2 të plagosur

16 Nëntor 2021, 09:34| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 09:36

  • Share

Një aksident hekurudhor në Athinë ka shkaktuar 1 të vdekur dhe 2 të plagosur mëngjesin e kësaj të marte. Sipas mediave greke, një makineri e specializuar për të pastruar linjat elektrike të hekurudhës, doli nga kontrolli dhe u përplas rreth orës 05:00 me vagonat e një treni, ku mbeti i vdekur  punëtori 41-vjeçar dhe dy të tjerë u plagosën.

Kjo makineri kishte shfaqur dëmtime në frena dhe për pasojë filloi të lëvizte në mënyrë të pakontrolluar përpara se të përplasej përfundimisht me një vagon që ishte lënë në stacionin Agios Nikolaos për të ndalur rrjedhën e trenit.

Për shkak të aksidentit hekurudhor, itinerari i qarkullimit të trenave është ndryshuar.

Pamje nga aksidenti

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?