Kronikë

Aksident i 3-fishtë në autostradën Tiranë-Durrës! 'Benzi' përplas nga pas 'Opelin', pamjet nga makinat e bëra copa! Përfshihet edhe një fugon, 2 të plagosur (VIDEO)

27 Shtator 2020, 10:52| Përditesimi: 27 Shtator 2020, 15:48

  • Share

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, duke lënë të plagosur dy persona. Përplasja fillestare ka ndodhur mes dy makinave, ku një mjeti tip "Benz" i ka rënë nga pas makinës tip "Opel" duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në të dyja mjetet. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv të dy makinat janë bërë copa. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të hapur dyert e makinave të aksidentuara. 

Pas përplasjes, makina "Opel" është rrotulluar në rrugë duke përfshirë në aksident edhe një fugon. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 2 persona që udhëtonin me makinë  tip "Opel". Të plagosurit janë dërguar për mjekim në Spiralin e Durrësit dhe ndodhej jashtë rreziku për jetën.

Policia ndodhen në vendin e  ngjarje spër zbardhjen e plotë të aksidentit.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bobi: 27/09/2020 13:57

    perfundimisht ketu njerzit sduhet te ken makina. U duket vetja pilot F1 dhe rruget si pist garash. Blini karroc me kuaj se per makina sjeni ju.

    Përgjigju
    • Jo mor bobi: 27/09/2020 19:33

      Ah aty duhet hequr patentat qe nga 90ta e deri sot

  • liku: 27/09/2020 13:54

    Ka shume faktore per keto lloj perplasjesh droga celulari pa aftesia mos zbatimi rregullave te qarkullimit

    Përgjigju
  • Agjenti: 27/09/2020 11:25

    Ktu te gjen belaja edhe kur nuk e kerkon. Po si re do te te bien kjo eshte e sigurte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?