Kronikë

Aksident i dyfishtë në aksin Bilisht - Kapshticë! Ndërron jetë 41-vjeçarja (VIDEO)

2 Tetor, 11:53| Përditesimi: 2 Tetor, 12:47

  • Share

Një aksident i rëndë është shënuar sot në aksin Bilisht - Kapshticë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Pasagjerja 41-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërkohë një tjetër ka mbetur i plagosur. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Bilishtit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

"Rreth orës 11:30, në aksin rrugor "Bilisht-Kapshticë", automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh.  është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe", njoftoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?