Kronikë

Aksident i dyfishtë në aksin Fier-Lushnjë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur (EMRAT+VIDEO)

16 Shtator, 13:11| Përditesimi: 16 Shtator, 14:17

  • Share

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në autostradën Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.

Dy automjete janë përplasur me njëra - tjetrën dhe për pasojë ka vdekur Marjana Kovaçi, rreth 60 vjeçe, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal Fier.

Burime spitalore bëjnë me dije se dy të lënduarit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe po marrin trajtimin e nevojshëm, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore mbetet për t’u monitoruar.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti u shkaktua si pasojë e një manovre të gabuar të automjetit tip ‘Citroen’ me drejtues Jonathan Mccoy (anglez) - që ka goditur makinën tip ‘BMW’ me drejtuese Laureta Mali (vajza e viktimës).

Për shkak të përplasjes qarkullimi i automjeteve po zhvillohet me vështirësi, nën drejtimin e patrullave të policisë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Vajkanit", automjeti me drejtues shtetasin J. M.,  është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja E. M., shtetasja M. K., rreth 60 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për të kryer ekzaminimet, drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?