Kronikë

Aksident i dyfishtë në aksin Lushnjë - Berat, 3 të plagosur! Shkak i përplasjes dyshohet parakalimi i gabuar (VIDEO)

3 Tetor, 09:53| Përditesimi: 3 Tetor, 11:42

  • Share

Një aksident i dyfishtë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnjë - Berat pranë fshatit Kashtëbardhë.

Dy makina njëra tip ‘Skoda dhe tjera ‘Audi’ janë përplasur teksa po udhëtonin në kah të njëjtë. 

Si pasojë e përplasjes së fortë të plagosur kanë mbetur çifti i bashkëshortëve që po udhëtonin me 'Audi' dhe drejtuesi i makinës tjetër.

Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Lushnjës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar.

"Rreth orës 09:30, në vendin e quajtur "Kashtëbardhë", automjeti me drejtues shtetasin E. F., 38 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 52 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dëmtuar dy drejtuesit, dhe pasagjerja A. K., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?