Një aksident i dyfishtë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnjë - Berat pranë fshatit Kashtëbardhë.
Dy makina njëra tip ‘Skoda dhe tjera ‘Audi’ janë përplasur teksa po udhëtonin në kah të njëjtë.
Si pasojë e përplasjes së fortë të plagosur kanë mbetur çifti i bashkëshortëve që po udhëtonin me 'Audi' dhe drejtuesi i makinës tjetër.
Të lënduarit janë transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Komento
Komente
