Elbasan- Një aksident i dyfishtë ka ndodhur në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd, me pasojë 6 persona të plagosur, mes të cilëve edhe 2 shoferë.
Një prej drejtuesve ka qenë 80-vjeçar, kurse një nga tre makinat e përfshira në karambol ka përfunduar në lokalin që ndodhej buzë rrugës pas daljes nga rruga. Policia Rrugore procedoi penalisht drejtuesin e mjetit që dyshohet se ishte shkaktuari për aksidentin, një 28-vjeçar, kurse të plagosurit po trajtohen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për M. K., 28 vjeç, pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, automjeti që drejtonte, është përplasur automjetin që drejtonte M. K., 80 vjeç dhe me automjetin që drejtonte E. H., 31 vjeç”, njoftoi policia vendore.
Si pasojë, janë dëmtuar lehtë M. K., E. H., dhe 4 pasagjerë në automjetin e këtij të fundit, si dhe janë dëmtuar ambientet e një lokali, pasi një nga mjetet pas përplasjes përfundoi në ambientet e subjektit.
Komente
