Kronikë

Aksident i dyfishtë në aksin Milot-Rrëshen, një i plagosur

28 Korrik, 11:10| Përditesimi: 28 Korrik, 11:19

  • Share

Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në rrugën e Kombit, segmenti Milot-Rrëshen.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

I lënduari është dërguar në spitalin e Laçit për mjekim të specaliziuar. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore.

Pas aksidentit në këtë segment është krijuar trafik i rënduar në të dyja kahet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?