Një aksident i frikshëm, që mund të kishte shkaktuar vdekjen e dy të rinjve që udhëtonin nga Tirana në drejtim të Klosit është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Shkallë, ku një automjet ka përfunduar në humnerë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit numër 2 në fshatin Shkallë të Xibrit, në rrugën e Arbrit, ku një automjet me drejtues 20-vjeçarin me iniciale K.R, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i K.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Lajmi në përditësim...