Kronikë

Aksident në Lushnjë/ ‘Audi’ del nga rruga dhe përfundon i përmbysur në parcelë, 3 të plagosur! Shkak dyshohet shpejtësia e lartë

29 Mars, 07:07| Përditesimi: 29 Mars, 08:38

  • Share

Lushnjë-Një aksident ka ndodhur pak para mesnate në Lushnjë. Një makinë tip ‘Audi’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë.

Tre persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në spitalin e këtij qyteti ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Yrjet Saliasi informon se makina është rrokullisur disa herë para se të përmbysej.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.

Ndërkohë raportohet se dalja e makinës nga rruga ka ndodhur në një pjesë të autostradës e cila vijon të jetë pikë e zezë sa i përket aksidenteve të shumta pavarësisht se ka barriera anësore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?