Aksident i frikshëm në Lushnjë, vetura del nga rruga, karambolohet me ‘Benz”-in dhe përfundojnë të dyja në lokal! Plagoset shoferi, rrëfimi i pronares: U shkatërrua gjithçka (VIDEO)

22 Tetor, 08:31| Përditesimi: 22 Tetor, 08:34

  • Share

Lushnjë- Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak pas mesnatës në Lushnjë.

Dy automjete përfunduan brenda një lokali në zonën e Plugut, periferi e qytetit.

Drejtuesi i automjeti tip “Volkswagen”, me targa AA568XI, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet tip “Benz”, i parkuara para lokalit dhe të dy mjetet kanë përfunduar brenda ambienteve të lokalit, duke e shkatërruar plotësisht. Për fat të mirë në ato momente subjekti ishte i mbyllur dhe nuk kishte persona brenda.

Drejtuesi i automjetit të parë ka marrë plagë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, raporton gazetari i Report TV, Yrjet Saliasi.

Pronarja e lokalit shprehet se dëgjuan një zhurmë të tmerrshme, ndërsa ishin në shtëpi dhe pamë nga kamerat e sigurisë më pas se çfarë kishte ndodhur. Këto janë edhe pamjet e pas aksidentit të frikshëm.

“Ishte zhurmë e fuqishme, ndodheshim në shtëpi në ato momente. Nga kamera pashë çfarë ndodhi. Këtu është shkatërruar gjithçka”, u shpreh ajo.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?